Aktualitet
Skandali i kryetarit të Gjykatës / Ka “gjobvënie”
Shoqata e Avokatëve Penalistë, e drejtuar nga avokati Saimir Vishaj, ka reaguar pas publikimit nga emisioni “Stop” të një skandali ku kryetari i Gjykatës Rrthi Gjirokastër, Guximtar Boçi, kërkonte favore seksuale në këmbim të ndikimit në një proçes gjyqësor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shoqata e Avokatëve Penalistë, hedh dyshime se vonesa e denoncimeve nga ana e gazetarëve investigativë kryhet për qëllime “gjobëvënie”. Gjithashtu, Avokatët Penalistë shprehen se vonesa e denoncimeve përbën vepër penale “moskallëzim krimi”.
Më poshtë, reagimi i Avokatëve Penalistë
Shoqata e Avokateve Penaliste te Shqiperise ndjen neveri dhe denoncon rastet e abuzimeve seksuale te gjyqtareve apo prokuroreve me palet..
Shoqata e Avokateve Penaliste te Shqiperise denoncon keto raste ku gazetaret invistigatig konsomojne vepra penale si moskallzim krimi varet nga koha kur kane rene dijeni per kete veper penale cks na ben te mendojme qe keto emisione investiguese jane “gjobvenese” nisur nga koha qe denoncimi i ka rene ne dore….
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu