Fatos Lubonja, një nga kundërshtarët më të ashpër të kryeministrit Edi Rama, thotë se ky i fundit ose deliron, ose merr kokainë.
Akuzat e Lubonjës janë bërë gjatë një interviste për News 24, ku ka thënë se Rama tallet me shqiptarët.
“Ky o e ka nga deliri, o e ka nga kokaina, i duken shqiptarët si miza.
Kur prishi stadiumin “Qemal Stafa” duke shkelur 7-8 ligje menjëherë, kupton ti, unë habitem se si i rrinë rrotull ata.
Ai Erion Veliajn e ka katandisur në një shërbëtor kështu.
Berisha, Lulzim Bashës një çikë më shumë dinjitet i la në bashki. Ky e ka bërë Erionin si me qenë kështu …, ca të them unë.
Ai thotë zero ndërtime, ky thotë kulla gjithandej. Imagjino si tallet me shqiptarët këta kupton ti, pa kokainë nuk bëhet kjo.
Në këtë kuptim e kam tejkaluar parashikimin”, tha Lubonja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu