Kryesore
Brunilda rrëfen luftën me kancerin/ Ja dhurata e Spitalit Amerikan
E ftuar në “Pasdite në Top Channel” Brunilda Alimerkaj, një grua që lufton çdo ditë me kancerin, rrëfeu historinë e saj të dhimbshme, por plot frymëzim për të gjitha gratë e tjera që luftojnë me të njëjtën sëmundje.
Brunilda u diagnostikua disa vite më parë me kancer në mushkëri dhe ndonëse i’u nënshtrua kurimit, tashmë ajo po lufton në fazën e dytë të sëmundjes.
Teksa ndjek seancat e kimioterapisë në Itali, Brunilda mbështetet moralisht dhe financiarisht nga të afërmit e saj. Babai i saj, ndonëse në moshë të thyer, vazhdon ende të punojë për të ndihmuar vajzën e tij.
Por, edhe vetë Brunilda nuk e ka lejuar sëmundjen të triumfojë. Ajo vazhdon ende të punojë në sallonin e saj të bukurisë, ndërkohë që shikon çdo ditë vajzat e saj teksa rriten.
“E gjej forcën tek vajzat për të jetuar. Nuk dua që atyre t’u mungojë asgjë”, shprehet ajo.
Megjithatë lufta me sëmundjen nuk është e vetmja me të cilën ajo po përballet. Pak kohë më parë, nëna e dy vajzave është përballur edhe me ndarjen nga bashkëshorti i saj. Pasi nuk arriti të gjente tek ai mbështetjen morale dhe financiare, ajo vendosi ta përdorte forcën e saj për të jetuar duke u divorcuar prej tij.
Brunilda shprehu dhe shqetësimin që ruante brenda vetes. Rastet e tjera me të njëjtën sëmundje në familjen e saj e kanë bërë të mendojë që ajo është gjenetike. Dhe është pikërisht meraku se edhe vajzat do jenë të rrezikuara.
Dëshira e saj më e madhe, që të sigurohet se një gjë e tillë nuk do ndodhë dhe me to, u plotësua. Të dyja vajzat i’u nënshtruan testeve gjenetike BRCA1 dhe BRCA2 për t’u siguruar që ato nuk e mbartin mutacionin gjenetik. Ndërkohë që jeton me sëmundjen ende aktive, Brunilda tregoi që ka një forcë brenda saj më e madhe se ajo e çdo sëmundjeje: Dashuria për jetën!
Menjëherë pas publikimit të këtij rasti ka reaguar Spitali Amerikan, I cili I ofron Brunildës kryerjen e të gjitha analizave falas
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu