Lidhu me ne

Aktualitet

Lufta e partive në rrjetet sociale

Lufta e partive në rrjetet sociale/ Zbulohen grupet e fshehta

Zhvillimi teknologjik i viteve të fundit dhe përdorimi në masë I rrjeteve sociale duket se ka ndikuar në politikën botërore, ku përjashtim nuk bën as ajo shqiptare. Liderët kryesorë politik në vend kanë faqet e tyre në Facebook dhe Twitter ku numërojnë qindra mijëra ndjekës. Me anë të tyre ata i drejtohen masave të gjëra me mesazhe, reklamime të punëve të tyre apo disa here edhe me shkrime dhe editoriale.

Por nuk duhet anashkaluar fakti se pas këtyre “fan-page”-ve qëndrojnë grupe të tëra pune. Më aktivët në këtë aspekt janë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Dy prej politikanëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të majtës shqiptare kanë në stafet e tyre të punës grupe prej 10-15 personash që merren vetëm me monitorimin e rrjeteve sociale, bllokojnë komentet negative në faqet e “shefave” të tyre, shikojnë qytetarët aktivë, kontrollojnë zyrtarë dhe punonjës të administrates shtetërore dhe komentojnë apo bëjnë pëlqime përmes profileve fake ose false që kanë në përdorim.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe kreu i Opozitës Lulzim Basha gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të 2011-ës, por me një staf më të vogël dhe më pak të kualifikuar se këta që përdor sot Rama dhe Veliaj.

I gjithë ky zhvillim teknologjik po ndryshon edhe politikat elektorale të partive shqiptare. Ata po punojnë fort me rrjetet sociale pasi mesazhi te qytetari është më i drejtëpërdrejtë dhe duke lënë kështu disi në hije fushatat dhe takimet në sheshe apo rrugëve të qyteteve. /Citynews

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix12 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix12 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix12 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar12 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix12 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix13 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix13 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske13 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix14 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook