Duhen të kesh shumë aftësi për t’u ftuar në kompleksin e stërvitjes së Bayern Munich-it, por freestyler-i futbollit, Fabian Duro ka aq sa duhet për t’i bërë ziliqarë edhe profesionistët.
Shqiptarin, shkruan Dailymail, e pa duke performuar gamën e gjerë të trukeve të tij sensacionale me topin në rrugët e Mynihut, asistenttrajneri i Bayern-it, Paul Clement.
Clement-it i bëri aq përshtypje djali shqiptar sa e filmoi dhe e postoi videon Tëitter, por edhe e ftoi në kompleksin e Bayern-it Sabener Street, ku iu dha mundësia të shfaqte aftësitë para skuadrës së profesionistëve.
Skuadra e Bayern, e armatosur me fitues të Kupës së Botës, Kupës së Kampionëve dhe Bundesligës, nuk do e kishte të lehtë të imagjinonte që diçka mund ta impresiononte. Gjithashtu, Duro duhet të ishte pak i emocionuar kur do gjuante topin para lojëtarëve më të mirë të këtij sporti, por nëse ky është rasti, është e vështirë të thuhet.
Ai i la bavarezët në heshtje, me disa finte kaq spektakolare sa disa futbollistë e thyhen heshtjen duke qeshur të befasuar. Në çastin që Duro rrotullon kokën rreth topin ndërsa e mban atë, Renato Sanches shkëmben një shikim habie në drejtim të Philipp Lahm dhe Thomas Muller.
Duro mori shumë duartrokitje gjatë performancës së tij kur u shtri me shpinë dhe vazhdoi të mbante topin lart me shuallin e këmbës dhe kokë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu