Kritike
E paafte, arrogante dhe konfliktuale
Kam me shume se nje vit qe ndjek me vemendje çdo hap tendin ne krye te bashkise se qytetit tim. Jo se jam i fiksuar mbas mossuksesit tend. Perkundrazi, pres qe te pakten per diçka te vetme te them publikisht bravo zonja Voltana Ademi. Dhe e them pa droje se nuk jam i kapur a nga te tute, as nga ata anash e as nga ata perballe teje.
Sot jam i shokuar dhe sinqerisht nuk gjej fjale. Kaq pak vlen ky komunitet per ty?
Kaq urrejtje ke per njerezit e qytetit tend?
Zonje e nderuar!
Ti gabon ne çdo hap tendin. Ne çdo dite e ore te javes.
Ti po harron ata qe te votuan.
Ti po “shkel” me kembe çdo pakt me qytetaret.
Jam i vetedijshem se nuk ke bere asnje premtim dhe normal qe nuk ka askush çfare te kerkoje llogari, por mblidh mendjen dhe lere ne shtepi a ne zyre arrogancen e mos ia perplas qytetareve ne fytyre.
Zonja kryetare!
Keto muaj kam patur bindjen se mund te keshillohesh keq.
Sot kam bindjen e plote se ti thjeshte je fati i keq qe i ra per hise ketij qyteti.
E paafte, arrogante dhe konfliktuale.
Me keq se kaq?
Taulant KOPLIKU
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu