Kioske
15 kënget fituese të Festivalit të RTSH-së që ‘jetojnë’ ende
Festivali i këngës këtë vit shënon 55 vjetorin e krijimit te tij. Një edicion jubilar që të sjell ndërmend menjëherë emrat e medhenj të muzikes shqiptare dhe padyshim këngët e tyre që për vite të tëra, madje edhe sot, mbeten refreni i ditëve tona.
Në një rrugëtim të gjatë, mes dy regjimeve krejtësisht të kundërta politike, mes suksesit dhe zbehjes së magjisë së tij, festivali mbetet ende skena qe cdo vit i fal muzikes shqiptare produksione te reja, disa prej tyre të pandashme edhe nga memoria jone, disa të tjera … harresë.
Nuk mundem dot, edhe pse teknologjia, youtube, klipet muzikore, konkurenca, politikat e brëndshme të RTSH-së e një mori faktorësh që e kane larguar kureshtjen e publikut nga ky kompeticion muzikor, të mos e identifikojë edhe sot dhjetorin, muajin e festivalit.
Si nje ndër ndjekësit e rregullt të tij e si gazetar, 55 vitet e festivalit më nxiten të nis disa shkrime; të ndaj me ju disa nga momentet me kulminante, të suksesshme por edhe të veshtira të festivalit tonë ndër vite.
Por cilat janë këngët fituese nga edicioni i parë e deri te ai i 54-të që kanë shënjuar më shumë publikun ?
“Sot jam 20 vjec” – Vace Zela
Ky festival mund të ketë edhe emrin e saj, ajo mbetet kampionia me më shumë trofe të fituara. “Sot jam 20 vjec” ishte pjese e festivalit te 3-të të mbajtur në vitin 1964. Një hit i asaj kohe por edhe i ditëve të sotme. Thuhet se magjia e një kenge është kur ajo zbret nga skena dhe bëhet pjese e të përditshmeve tona, gëzimeve e cdo casti tjetër. Nuk ju ka ndodhur të kendoni refrenin e këngës në ditelindjet tuaja? Sidomos teksa keni bërë 20 vjec dhe… “ jeta ju thërret”.
“Dhuratë për ditëlindje” – David Tukiçi
E kenduar në festivalin e 8-të “Dhurate per ditelindje” mbetet një ndër këngët më të suksesshme të David Tukicit. Nga viti 1969 e deri më sot melodia, teksti i këngës janë shoqerues i këndshëm i yni.
“Mesnatë” – Vace Zela
Sa e vështirë të zgjedhësh këngët më të bukura triumfuese të Vace Zeles. “Mesnatë” e kënduar në festivalin e 9-të, mbetet padiskutim në krye të këngëve plot magji të artistes sonë.
“Vajzat e fshatit tim” – Alida Hisku
“Anës e pas anës-o ,lumit të fshatit tim, nga fushat vijnë vashat so-ot, djersa në balle iu ndrin…”. Alida Hisku do të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve gjatë dhe pas festivalit të 13-të me këtë kënge, e cila edhe sot mbetet një ndër kujtimet e para që të vjen sa here permend emrin e saj.
“Çel si gonxhe dashuria” – Gezim Cela dhe Nertila Koka
Një duet që kurorëzohet me cmimin e parë, dy emra të dashur të kohes që i dhanë festivalit të 23-të një këngë aq të dashur si “Cel si gonxhe dashuria”.
“Nuk e harroj” Irma dhe Eranda Libohova
Një tjeter bashkëpunim, kësaj here brenda familjes. Motrat Libohova vijojne ende të jenë aktive në muzikën shqiptare, por pa diskutim “Nuk e harroj” fituese e festivalit te 26-të, mbetet një hit i paharruar i tyre.
“E duam lumturinë” Parashqevi Simaku
Të marrosur pas bukurise, zërit, qëndrimit të saj skenik. Parashqevi Simaku mbetet një ndër emrat më të dashur të publikut edhe sot teksa mungesa e saj, të shton më shumë dashurinë ndaj këngëve të kenduara nga ajo ne festivale. “E duam lumturine” fiton festivalin e 27-të në vitin 1988, një kenge sa origjinale aq edhe e vecante e sjelle ne skene, sëbashku me korin e fëmijëve.
“Askush s’do ta besoj” Anita Bitri
Vitet e para të demokracisë. Anita Bitri kishte hyre aq shumë në zemrat e publikut shqiptar. Fituese e festivalit të 29-të në vitin 1990 me këngën qe u duartrokit që në daljen e parë nga spektatoret e Pallatit të Kongreseve. Ritmi, energjia e përcjell nga interpretimi i saj mbetet një ndër kujtimet më të bukura të marra nga kengetarja që aq shumë i mungon skenës shqiptare.
“Jon” Ardit Gjebrea
Një ndër këngët më të fuqishme të Ardit Gjebreas. Një paralele artistike, unike, mes dhimbjes së jetuar nga shqiptaret në hapat e para drejt demokracisë dhe Jonit, djalit te tij, që vinte në jete ashtu sic thuhet në tekst “në nje kohë të deshperuar… me dhimbje”. Fiton festivalin në vitin 1991.
“Kur e humba një dashuri” Manjola Nallbani
Manjola Nallbani i ka dhënë aq shumë muzikës shqiptare edhe pse “Kur e humba një dashuri” duket jo vetëm fituesja e festivalit të 32-të, por më e dashura nga repertori i saj. E përqafuar menjëherë nga publiku kënga u kthye aq shpejt në hit. Kujtoj emisionet e dikurshme të fëmijëve, të cilet pafund imitonin levizjet e saj në skenë.
“Pyes lotin” Elsa Lila
Kompozitori Valentin Veizi sjell në skenë një emer jo shume të njohur për skenen e festivalit, por qe do të behej aq i dashur për publikun në vitin 1996. Elsa Lila fiton të 35-in festival me “Pyes lotin”.
“Mirësia dhe e vërteta” Alberie Hadergjonaj
Kur kenga prek dhimbjen e një populli, mesa duket destinacioni final mbetet emocioni i tej skajshëm, sic duket në festival, edhe cmimi I madh. Alberie Hadergjonaj triumfon ne festivalin e 37-të duke u bere e para këngetare e Kosoves që prek cmimin e parë teksa edhe sot përfshihesh nga emocionet e forta të tekstit dhe melodiss së “Mirësia dhe e vërteta”
“S’jam tribu” Aurela Gace
Aurela Gace ka qene gjithmone surprizë për festivalet e këngës. Me trofe ose jo, cdo këngë e sjell nga interpretimi i saj ka mbetur gjatë në diskutimet mes artistëve dhe mbi të gjitha publikut. “S’jam tribu” fiton festivalin e 38-të në vitin 1999 me një mesazh aq të fortë, sjell me një performancë risi për skenat tona. Duket sikur, edhe pse nuk u duartrokit në mbyllje të festivalit si fituese por nje ditë me pas, cmimi i vërtetë i këngës do të jetësohej ndër vite nga publiku shqiptar.
“Imazhi yt” Anjeza Shahini
“Imazhi yt” triumfon në festivalin e 42-të, përfaqësimi i pare i Shqiperisë në Eurovizion. Anjeza Shahini e sapo dal nga “Ethet” do të menaxhonte shumë mirë dashurinë e publikut shqiptar, duke e pasur me vete edhe në rrugetimin e parë drejt Eurosong.
“Suus” Rona Nishliu
Një përvjetor i madh si ai i 50 vjetorit të krijimit, do të merrte si dhuratë një këngë aq unike për nga forma e përmbajtja dhe padyshim nga interpretimi i Rona Nishliut. Përtej cdo stili muzikor mësuar me festivalin “Suus” do të mbetet për vite të tjera një ndër këngët me të vecanta të festivalit të dhjetorit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu