Lidhu me ne

Temporal

Nga i marrin paratë partitë shqiptare?

blendi

Nga Blendi Fevziu –

Përse partitë politike po mbushen me biznesmenë dhe njerëz që politikën nuk e kanë pasur as dimension dhe as e shohin si shërbim? Përse në partitë politike po depërtojnë njerëz me rekorde kriminale dhe pasuri të dyshimtë? Përse njerëzit e biznesit kalojnë nga një qeveri tek tjetra duke siguruar favore, duke ju imponuar politikës, duke shkelur rregulla dhe duke shpërfillur ligje? Ka edhe shumë pikëpyetje të tjera që mund të ngrihen për politikën shqiptare sot dhe ka shumë përgjigje që mund të jepen për to. Por ka një përgjigje që renditet ndër më të rëndësishmet dhe nuk duhet të anashkalohet: paratë dhe financimi i partive.

Të gjithë e dimë që nga viti në vit fushatat bëhen më të shtrenjta, me më shumë ekipe ndihmëse, vendase dhe të huaja. Reklamat në media rriten. Por rritja e shpenzimeve në fushatë nuk reflektohet askund në financimin e partive nga shteti. Një kërkim i vëmendshëm në thesarin e shtetit tregon se në vitin 2005, qeveria jepte për partitë politike një fond vjetor prej 156.9 milion lëkësh ose afro 1.1 milion euro me kursin e athershëm. 12 vjet më pas, në vitin 2016, ajo ka dhënë 190 milion lekë ose 1.388 milion Euro. Financimi i partive në dhjetë vitet e fundit varion nga 190 në 200 milion në vit. Pra maksimumi 1.46 milion euro në vit. Askush nuk mund të thotë që për nga shpenzimet fushata e vitit 2005 ka qenë njësoj me atë të 2015 psh. Do ishte absurde dhe e pabesueshme. Pra ndërkohë që shpenzimet rriten, financimi i partive nga shteti mbetet po ai. Në vitin 2015 psh, që ishte vit zgjedhor, PS përfitoi afro 550 mijë euro nga buxheti i shtetit. PD afro 500 mijë. Por ajo që u hodh në terren ishte shumë shumë më e madhe. Sipas një vëzhgimi ekskluziv bërë nga opinion.al rezulton se kostoja e fushatës për një qark, për një nga 3 – 4 partitë e mëdha politike shkon nga 500 – 700 mijë euro. Në 12 qarqe, kjo kosto shkon nga 6 – 8.5 milion euro. Për një parti. Pa llogaritur këtu shpenzimet e përditshme gjatë gjithë vitit. Me një llogari të tillë të thjeshtë, mund të thuhet, gjithnjë me kalkulim të përafërt, që kostoja e zgjedhjeve në Shqipëri shkon midis 30 dhe 35 milion eurove. I ftuar në Opinion, Ben Blushi që mbulon fushatat që prej 25 vitesh deklaroi se kostoja e një fushatë shkon afro 60 milion euro. Por edhe këtu jemi në terrenin e kalkulimeve të përafërta. 1.5 milion prej ketyre mbulohen nga shteti, madje diçka me pak, ndërsa pjesën tjetër partitë janë të detyruara ta mbulojnë vetë. Përkthyer ndryshe ato janë të detyruara të trokasin në dyert e biznesit që duke qenë klient i politikës bëhet njëkohësisht edhe sponsor i saj; përpiqen të afrojnë biznesmenë që paguajnë për zgjedhje apo persona problematikë që vënë në dispozicion të politikës fondet e tyre të dyshimta. Të gjithë këta bashkë, janë një detyrim i nesërm për politikën. Dhe një detyrim i madh. Një detyrim që përkthehet në favore personale apo biznesi shpesh me kosto për vendim dhe sidomos për pjesën tjetër te shoqërisë. Pra thënë ndryshe, politika që duket sikur kontrollon biznesin është peng i saj gjithnjë falë parave që paguhen në këtë mënyrë. Sipas kësaj llogjike, partitë politike krijojnë cdo dy vjet një borxh të madh financiar, i cili i konceptuar si një detyrim moral kthehet mbrapsht me politika ose vendime që shkojnë në favor të biznesit.

Nuk ka asnjë dyshim që gjendemi në një rreth të mbyllur dhe problematik dhe mbi të gjitha pa përgjigje. Sot formula kush paguan gëzon favoret është për politikën më aktuale se kurrë. Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë, rrezikon që fushatat dhe partitë të financohen nga paratë e drogës dhe kanabisit, duke e bërë gjendjen edhe më alarmante.

Një rishikim në formulën e financimit të partve dhe në transparëncën e tyre është i domosdoshëm. Si dhe sa, kjo mbetet për t’u parë, por zgjidhja duhet të jetë e shpejtë…

Blendi Fevziu

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kritike16 orë më herët

Nuk e ka fajin fëmija që nuk lexon, por prindërit!

“Djali im nuk ka vullnet dhe nuk mëson asgjë”. Unë i them vazhdimisht po pse more nuk mëson, po mëso...

Sport16 orë më herët

Jude Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, vlen 251.4 mln euro!

Sipas Observatorit të Futbollit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (Cies), mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham është aktualisht...

Radar16 orë më herët

Berisha shkatërron shpresat e Mul Nokës: Sa të kem jetë do jem në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ai mund të largohet nga skena...

Aktualitet17 orë më herët

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Foto ilustruese Tirana...

Mix18 orë më herët

Sekreti i rënies nga pesha – Kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e...

Mix18 orë më herët

Blackstone do investojë 300 milion dollarë në kompaninë e Inteligjencës Artificiale

Blackstone po investon në një kompani që i ndihmon organizatat të ruajnë dhe analizojnë në mënyrë më efikase sasi të...

Mix18 orë më herët

Il Ragazzo Dai Pantaloni Rosa, një film për bullizmin dhe pasojat e tij ishte më i ndjekuri i 2024 në Itali

70 milionë spektatorë vetëm në kinema në vitin 2024. Një shifër e përgjithshme prej rreth 493.9 milionë eurosh për një...

Mix18 orë më herët

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime pa aprovimin tim

Brooke Shields ka shkruar një libër autobiografik, i cili del të martën e 14 janarit në shitje. Mes shumë rrëfimeve...

Mix18 orë më herët

Jessica Alba divorcohet pas 17 viteve martesë

Jessica Alba dhe Cash Warren ndahen. Aktorja ka folur gjithmonë për marrëdhënien e tyre si shokë dhomë. Prej pak orësh...

Mix19 orë më herët

A e dini emrin e vërtetë të personazhit më të komentuar të momentit, Gjesti?

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, ka surprizuar publikun me lëvizjen e tij më të fundit. Vetëm...

Facebook