Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën Opinion në kanalin televiziv News24 ka folur për partitë e krijuara rishtazi, për ligjin e mbetjeve dhe për pasanikët e vendit.
Më poshtë, disa nga pohimet kryesore të Zotit Lubonja:
Për partitë e reja
- Këto forcat e reja duken pak si ‘hajt ndërtojmë anije’ por sa janë ata që do kapërcejnë oqeanin?! Ky është problemi tek forcat e reja.
- Të mbledhësh njerëz të zhgënjyer këtë e gjen, por sa arrin të ndërtosh një besim, një dashuri të re, një vizion që njerëzit të ndërtojnë anijen. Në këtë aspekt duhet shumë punë. Nuk është një punë që bëhet sot për nesër.
- Këtu del problemi sa do të arrijnë këto forca të reja të ndërtojnë anijen, vizionin dhe sa urgjente është të ndryshojmë.
Për partitë ekzistuese
- Në Shqipëri partitë tona kanë mendësi totalitare. Nuk duan të profilizohen si vizion, i majtë ose i djathtë por tentojnë t’i përfaqësojnë të gjithë
- Ne nuk duhet të merremi thjesht me Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta. Po nuk u morëm me sistemin që kemi ndërtuar që duhet transformuar
- Duhet më shumë demokraci, transparencë, koherencë. Flit një gjuhë, ji koherent.
Për ligjin e mbetjeve
- Në lidhje me plehrat mendoj këtë: është aq evidente e keqja, sa duhet një arrogancë shumë e madhe, i kalon caqet për ta aprovuar këtë ligj përsëri.
- Edhe LSI-ja me sa janë sinjalet që shohim e ka kuptuar se po firmosi edhe këtë është e varrosur përfundimisht në kuptimin në shërbim të Edi Ramës.
Për biznesmenët në vend
- Pse të gjithë pasanikët që ka Shqipëria kanë biznese në kundërshtim me interesat publike? Filloje qysh nga fabrikat e çimentos, me ndërtime pa fund që kanë shkatërruar qytetet, me bregdetin që e kanë bërë skandal. Më thuaj si janë pasuruar biznesmenët tanë.
- Njerëz të pasur bëjnë lobin dhe vendosin ata, si rasti i plehrave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu