Temperaturat kanë filluar të bien, shirat na vizitojnë sa vjen dhe më shpesh. Vjeshta është në fronin e mbretit. Por nuk ka asnjë arsye për t’u mërzitur, sepse si çdo stinë edhe vjeshta ka gjërat e saj positive.
Sigurisht që ju nuk mund të lini hapur dritaret, si gjatë verës, por mund të keni natyrën brenda në shtëpi. Për këtë është kujdesur tendenca e re e dekorimit për ambientete e mbyllura.
Shikoni idetë e mëposhtme, për t’i dhënë edhe ju ajër të ri shtëpisë.
Ndryshoni vendin e mobiljeve
Nëse keni një derë ballkoni të madhe atëherë vendoseni kolltukun me pamje nga ajo në mënyrë që të keni sa më shumë pamje jashtë.
Mbillni barishte
Meqë gjatë dimrit nuk mund të keni kopshtin tuaj, mund të krijoni një të tillë, në versionin mini, në dritaren e kuzhinës. Mbillni barishte të ndryshme të cilat do i shtojnë freski ambientit, por edhe mund të përdoren gjatë gatimit.
Varini lart lulet
Varini lart vazot e vogla me lule, afër dritareve. Në atë mënyrë ato do të zhvillohen më shpejt dhe do të përcjellin ngjyrën e natyrës në shtëpinë tuaj.
Mendoni gjelbër
Nëse bimët e shtëpisë nuk janë të mjaftueshmë për t’ju falur kënaqësinë e një kopshti pushues, atëherë ngjyrën e tyre mund ta zgjidhni për disa nga mobiljet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu