Kryesore
Vetëm një deputet shqiptar në parlamentin e ri malazez
Mali i Zi ka përmbyllur votimet në zgjedhjet parlamentare, që janë parë si jetike për vendin në vendimin e tij për të vazhduar rrugën perëndimore apo për t’iu kthyer aleatit Rusisë.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë mbi 73 për qind e votuesve nga mbi 530 mijë votues të regjistruar.
Në bazë të rezultateve paraprake të Qendrës për Vëzhgim dhe Hulumtim (CeMI), nga të dhënat e kopjeve të materialit zgjedhor, Partia Demokratike e Socialistëve, e kryeministrit Gjukanoviq ka fituar shumicën e votave duke dalë partia e parë në zgjedhje me mbi 40 për qind (36 vende në Parlament), ndërkohë që partia në opozitë Fronti Demokratik ka marrë mbi 20 për qind të votave (18 vende në Parlament).
Sipas rezultateve të deritashme Lista “Shqiptarët të vendosur”, e koalicionit tre partiak, ka arritur që të sigurojë një vend në Parlament.
Në bazë të vlerësimeve të Qendrës për Tranzicion Demokratik, asnjëra parti politike nuk ka arritur që të fitojë shumicën absolute për të krijuar e vetme qeverinë.
Ka patur një numër ankesash për incidente gjithandej vendit.
Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë pritet që të dalin me raportin e paraprak për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, ditën e hënë, njofton REL.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu