Temporal
Çfarë uji i duhet dhënë gomarit?
Nga Mentor Nazarko
Tashmë u bë krejtësisht e qartë që Presidentit Thaçi nuk po i pëlqen që Shqipëria me Serbinë zhvillojnë kontakte intensive të nivelit të lartë ku miku i tij, kryeministri Rama, flet për Kosovën. Dje brenda pak orësh, disa zëra përfaqësues të Kosovës kanë reaguar në mënyrë nervoze ndaj mesazheve të Ramës pro saj të kumtuara në Beograd. Ia filloi në stilin e vet madhërues ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili e përçmoi peshën globale të Shqipërisë. Kosova, sipas tij, komunikon me Amerikën kur ka nevojë për ndihmë diplomatike. E pasuan atë në mënyrë të sinkronizuar dhe njerëz të kryeministrit Isa Mustafa, por të cilët dinakërisht ishin më të moderuar se Hoxhaj.
Vijoi me sulme të ashpra që e barazonin Ramën me Hoxhën dhe Zogun, Milazim Krasniqi, një profesor shumë i afërt me PDK. Shumë më herët, një njeri i afërt i Presidentit Thaçi, ishzëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, kishte shkruar diçka shumë inteligjente ku kritikonte Ramën në lidhje me pjesëmarrjen në forumin biznesor të Nishit apo emërtimin serb të autostradës NishDurrës duke injoruar Rrugën e Kombit. Ndërkaq të rreshtuar me politikën zyrtare kosovare ishin dhe shumë media të ndryshme të Prishtinës. Madje dhe shoqëria civile bojkotoi një forum për sigurinë, organizuar në Beograd, megjithëse formalisht në shenjë proteste ndaj arrestimit nga ana e Serbisë të një drejtori policie regjional.
ROLI I THAÇIT NË ALUZIONET KRITIKE NDAJ RAMËS
Në krye të herës duhet thënë se ky lloj distancimi publik midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është plotësisht i dëmshëm, nëse shihet nga jashtë botës shqiptare. Kosova ka nevojë të forcojë identitetin e vet ndërkombëtar dhe të shuajë zërat se ajo me Shqipërinë po punojnë për projektin e bashkimit kombëtar. Por ky distancim do të ishte realisht i vlefshëm, nëse do të ishte i koordinuar me Shqipërinë dhe jo si reagim nervoz, mbrapa të cilit qëndron Presidenti Thaçi. Kush i njeh punët e Kosovës, e di mirë se as Enver Hoxhaj dhe as Petrit Selimi nuk do të bënin aludime kaq të forta publike kundër Ramës, apo fyese për Shqipërinë, pa lejen e presidentit Thaçi.
Derisa një muaj më parë, foli Petrit Selimi, i njohur si penë e mirë, mund edhe të supozoje se ai e kishte bërë me kokën e vet gjithçka. Po kur foli dhe ministri Hoxhaj, atëherë tabloja u bë më e qartë: mbrapa këtyre reagimeve qëndron shefi i tyre. Se kanë folur dhe përfaqësues të LDK, kjo duket normale: për të rritur presionin mbi Ramën, apo për t’ia zhvleftësuar atij meritat për çka tha në Beograd. Në themel të kësaj sjelljeje ka një paradoks të çuditshëm. Kosova, Thaçi nuk kanë reaguar kurrë publikisht kaq ashpër ndaj një kryeministri të Shqipërisë. Thaçi e ka bërë në biseda të mbyllura me ambasadorin amerikan ndaj Berishës, që promovonte në formë sfide Haradinajn e AAK, por jo në publik, si po bën me mikun e vet Rama. Pse mik? Sepse Rama nuk ka lënë rast pa e mbështetur Thaçin në planin personal: me negociatat për të shmangur një qeveri të re të opozitës trepalëshe dy vjet më parë; me përpjekjet për t’i siguruar atij një takim me Kerrin në Tiranë; me qëndrimet e forta kritike ndaj BE për izolimin e Kosovës. Atëherë, pse ky qëndrim kaq i ashpër ndaj mikut Rama, i cili për më shumë, sipas burimeve nga Kosova, e ka informuar në kohë reale mikun Thaçi për bisedimet me Vuçiçin? Nëse këtë qëndrim anti-Ramë do ta sponsorizonte kryeministri Mustafa, kjo mund të kishte një pretekst, sa kohë që Rama nuk ka treguar afërsi të madhe me të, por Thaçi pse e ka me Ramën?
ARSYE EVENTUALE TË ZEMËRIMIT…
Pse njerëzit e presidentit Hashim Thaçi reagojnë zëshëm ndaj këtij angazhimi të Ramës, i cili publikisht dhe jopublikisht kritikoi Serbinë për Trepçën dhe arrestimin e një zyrtari të lartë policie? Madje jo vetëm kaq, por dhe duke ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës, diçka që e bëri atë hero dy vjet më parë. A ju duket paternalizëm? Domethënë, sjellje prej ati ndaj fëmijës së vogël Kosovë? Pse nuk i duket kështu Vetëvendosjes? Kjo parti përkundrazi i kërkonte Ramës që ai të mbante qëndrime publike kundër Serbisë pikërisht për Trepçën dhe arrestimin e drejtorit të policisë, megjithëse po e tepronte me vizita në Beograd! E vërteta është se në sjelljet e subjekteve kosovare ndaj Ramës ka me të vërtetë një kakofoni egocentrikësh. Kur Rama shkoi për herë të parë në kryeqytetin serb, Shpend Ahmeti i VV e qortoi pse mendonte të shkonte. Më vonë e lavdëroi për atë që bëri. Muajt e fundit, njerëz afër me PDK (me presidentin Thaçi), e kritikuan Ramën pse shkon në Beograd dhe pse flet për Kosovën në aktivitetegracka serbe. Të tjerë kritikë e sulmojnë Ramën, se pse shkon në Beograd apo gjetkë, dhe pse nuk flet për Kosovën. Kjo kakofoni përkthehet saktësisht: çfarë uji i ke dhënë gomarit? Mos vallë është e vërtetë e kundërta: këto institucione kosovare pretendojnë paternalizëm ndaj Shqipërisë, duke i mësuar krerët e saj ku të shkojnë dhe çfarë të thonë, diçka që Shqipëria nuk e ka bërë me asnjë kryeministër? A u duket këtyre kritikëve se nëpërmjet marrëdhënieve normale dhe intensive të Shqipërisë me Serbinë, krijohet presion ndaj Kosovës për të qëndruar pa kushte në dialog me fqinjin e saj verior?
10/2016 Çfarë uji i duhet dhënë gomarit? http://www.panorama.com.al/analizamikuhashimthaciqendronpassulmevendajedirames/ 3/5 Kjo nuk ngjan shumë e bazuar: Shqipëria si shtet nuk ka pasur luftë me Serbinë që t’u shmanget bisedimeve me të. Perëndimorët nuk e përdorin shembullin e Shqipërisë kur i bëjnë presion Kosovës për bisedime, sepse e dinë fare mirë se rrethanat nuk janë të ngjashme. Për më shumë që Kosova bisedon shumë me Serbinë në të gjitha nivelet në Bruksel, dhe tashmë nuk ka nevojë për shembuj.
Petrit Selimi dhe me gjasë nëpërmjet Petritit, ishshefi i tij Thaçi, e ndriçojnë Ramën me grackat të cilat i ka ngritur Serbia në këtë drejtim. Është e vërtetë si shkruante Petriti, se Beogradi shitet si paqësor, pro dialogut me shqiptarët (Shqipërinë), ndërsa nuk flet kurrë për kosovarët dhe Kosovën si shtet. Është e vërtetë gjithashtu që duke e emërtuar si projekt të rëndësishëm rrugën NishDurrës, serbët mohojnë rëndësinë e pjesës kosovare të Rrugës së Kombit. Por dhe kjo nuk ngjan koherente: që serbët bëjnë gracka, kjo nuk do të thotë se mysafiri i tyre duhet të ndihet fajtor, nëse ai nuk shkel në dërrasë të kalbur, apo nëse nuk bie në çarkun e tyre. Është krejtësisht e qartë se sulmi apo kritika ndaj Ramës, që badjava shumëfishohet nga portale të shumta, ka në themel një moment personal shumë të diskutueshëm: profili publik i Ramës në Serbi apo vende të caktuara të BE rritet për shkak të marrëdhënieve miqësore me Vuçiçin dhe relaksimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Sa kohë që nuk kemi fjalën e të interesuarit Thaçi, ky ngjan i vetmi element që mund t’i krijojë probleme psikologjike presidentit të Kosovës.
Kush e ndoqi vizitën e fundit në Serbi, kuptoi se Rama po fiton paradoksalisht popullaritet në këtë vend, megjithëse në çdo rast, ai përdor fjalinë kyçe që dy vjet më parë tronditi opinionin publik dhe politikën serbe: njiheni Kosovën se kështu do jetë mirë për ju serbët! Me gjasë Rama dy vjet më parë bëri diçka diplomatikisht jokorrekte kur i kërkoi Vuçiçit të njihte Kosovën. Por koha i dha të drejtë: ai realizoi një shok kulturor në Serbi, duke i mësuar aq shumë serbët me idenë e pavarësisë së Kosovës, sa urrejtja për të po kalon në krah të kundërt. Sigurisht jo në dashuri, por në njëlloj respekti. Dhjetëra intelektualë serbë apo qytetarë të thjeshtë rrinin në radhë për t’i marrë autografe për librin, për të bërë foto me të, dhe e njëjta gjë ndodhte në rrugët e Nishit apo në forumin e biznesit shqiptaroserb. Kjo megjithëse edhe dje Rama vijoi të tallej me Vuçiçin ndërsa kujtoi episodin e dy vjetëve më parë, kur për pak homologu i mbeti në dorë!! Vuçiçi me Ramën po ndërtojnë marrëdhënie të forta personale dhe po nxisin bashkëpunimin shqiptaroserb, por kjo nuk ka pse të shqetësojë presidentin Thaçi dhe askënd në Kosovë. Nuk po kuptohet: më mirë do ishte të fliste për Kosovën, apo të mos merrej fare me të, duke ngjarë në sytë e europianëve dhe serbëve si pacifist ekstrem? Apo ka mes tyre ndonjë moment personal që nuk do merret vesh asnjëherë?
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu