Kryesore
Për dasmën e Princit, pak me vonesë
Për dasmën e Princit, pak me vonesë
Dasma është një moment i shënuar në jetën e secilit. Kështu ka qenë mot, kështu është sot dhe kështu do të jetë.
Në traditën shqipëtare është i pashoq shembulli i vajzës që bënte vetë përgatitjen e saj. Dhe krenohej me lumturi pas përfundimit të çdo trikoje a rrobe që e punonte me aq kujdes. Kishte një lloj gare midis shoqesh se cila do e përfundonte më përpara çejzin e saj. Pra dasma dikur ishte më mistike, dhe më poetike Padyshim këtë fragment të traditës shqipëtare e kanë të vështirë ta perceptojnë të gjithë. Për më tepër brezi i ri.
Sepse dasma apo vigjilja e dasmës dikur, ndryshon me atë te sotshmen. Sot jemi dëshmitarë të dasmave trendi, ku për të rënë në sy po ndodhin lloj lloj çudirash. Të tilla si marrje e nuses me eskavator, traktor, gomar e ku di unë, biles behen lajme ne media te tilla ektravaganca. Ndoshta një tregues ky domëthënës edhe i backgroundit (sfondit) kulturor ku zhvillohen këto demostrime.
Për sa i përket dasmës së princit Leka, unë mund të them vetëm fjalë të mira. Madje mendoj se ishte një dasëm që sillte nuanca të traditës nostalgjike dasmore. Madje sugjeroj që dasma e princit të merret si model nga të rinjtë. Me argumentin se dasma e princit kishte elegancë, hijeshi, fisnikëri, qytetari dhe mistikë, cilësi këto që po i mungojnë prej kohësh dasmës shqipëtare.
Dasmat me traktorë, eskavatorë dhe gomerë, që gjoja janë bërë trendi, në këndvështrimin tim janë tregues i një lloj inferioriteti facebookian që nuk duhet duartrokitur.
Bilbil Beqiri/Podiumi.com
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu