Lidhu me ne

Radar

Truke për të gjetur frymëzim në ambientin e punës

what-not-to-say-at-work

Për të gjetur frymëzimin në ambientet ku punoni nevojitet më shumë se sa një truk i thjeshtë. Por ka disa strategji të vogla për t’u mbrojtur nga zymtësia e një zyre tipike që vret kreativitetin.
Shpesh ambienti ku punoni është një “vrasës i pagabueshëm”. Pas “mbytjes” së kreativitetit, ai do t’ia vërë syrin rendimentit, më pas motivimit, e në fund mirëqenies psikofizike të vetë punonjësit.
Kur flitet për ambientet e Google apo Facebook, mendojmë menjëherë për hapësirat gjigante e gjithë ngjyra. Por a e nxisin ato kreativitetin?
Modeli “Silicon Valley”, nëse mund ta quajmë kështu, ka besuar gjithnjë në lidhjen e cilësisë së ambientit ku punoni dhe produktivitetit. Një hapësirë stimuluese përmirëson marrëdhënien mes punonjësve dhe kjo përkthehet në një performancë më të mirë. Nëse doni të dini më shumë, ky artikull i Harvard Business Review shpjegon arsyet.

ZGJIDHNI NJË IMAZH QË JU FRYMËZON
Nëse keni mundësi, varni në mur ose në një pikë ku keni mundësi që ta shihni një imazh të bukur që ju ndihmon që të gjeni përqendrimin. Mund të jetë një vepër arti, një shprehje për kreativitetin, portreti i një figure historike, një peizazh, çfarëdo gjëje që “besoni” se mund t’ju frymëzojë.
Dy këshilla: shmangni imazhe shumë të mëdha ose me dimensionin e një pulle poste.

BLINI NJË LLAMBË
Ndriçimi i keq të shpërqendron dhe redukton performancën kreative. Çdo element bezdisës (drita, temperatura, cilësia e ajrit në zyrë) ndikon në kreativitetin tuaj. Ju përpiqeni që të përqendroheni por gjithë këto elemente që ju ngacmojnë, përthithin energjinë tuaj të çmuar.
Drita natyrale është më e mirë se ajo artificiale, por shpesh ndriçimi në një ambient nuk është homogjen; dikë e verbon e dikë e lë në errësirë. Të pasurit e një llambe mund t’ju shërbejë për të rregulluar ndriçimin në vendin tuaj të punës, pa shqetësuar ata që punojnë pranë jush.


ZGJIDHNI NJË OBJEKT ME NGJYRA

Një stilolaps, një ngjitëse, çfarëdo objekti të vogël që mund ta mbani në tryezën e punës. Mjafton një ose maksimumi dy objekte të vogla për t’i dhënë pak jetë pamjes së përditshme dhe për t’u dukur më pak gri.

SHFRYTËZONI KOHËN E PUSHIMIT
Një mendje e lodhur apo e mërzitur ngjan me dikë që vrapon në një maratonë, me një çantë të rëndë në shpinë. Ditët e punës janë të gjata, përfitoni gjatë pushimit për të bërë një gjë të shëndetshme: të mos flisni për punë!

FLISNI ME NJERËZ
Nëse keni nevojë t’i kërkoni diçka dikujt apo nëse keni ngecur në projektin tuaj, ngrini telefonin dhe flisni me njerëz. Më mirë akoma do të ishte të ngriheshit nga tavolina e të shkonit t’i takonit. Duke qëndruar për shumë gjatë ulur në karrige, ulet edhe kreativiteti.
Ndërveprimi i drejtpërdrejtë me njerëzit, sidomos nëse është joformal, nxit në mënyrë të papritur kreativitetin dhe motivimin. Për këtë arsye, kompani si Pixar kanë krijuar ambiente “të ndërmjetme” ku njerëzit mund të takohen e të flasin me njëri-tjetrin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook