Kryesore
TABELA / Si kanë lëvizur deputetët nga njëra parti në tjetrën për tre vite?
Tabela tregon se 22 deputetë ndryshuan parti ose dhanë dorëheqje nga mandatet e fituara më 2013. Gjashtë prej tyre konkurruan për kryetar bashkie më 2013 ndaj ishin të detyruar të jepnin dorëheqje nga mandati. Katër prej tyre fituan dhe dy humben, duke humbur njëherësh edhe karrierën në nivelet e larta politike. Dy deputetë (Celibashi e Naço) dhanë dorëheqje nga posti ministror, pasi kishin dorëzuar mandatin parlamentar disa muaj pas emërimit ministër.
Afrim Krasniqi shkruan se në historinë e këtij parlamenti janë edhe gjatë raste të tjera të dorëheqjeve nga mandati pa kryer betimin, 3 (LSI Durrës), 2 (PS Lezhë), 1 (PD Lezhë), siç kemi edhe ministra të cilët mbajnë mandatin parlamentar pavarësisht se ishte rënë dakord më 2013 se nuk do ketë dy mandate (ish ministri Cani dhe ministri Klosi).
Disa deputetë, sidomos kryetarët e partive të vogla, ishin pjesë e listës proporcionale të PS-PD 2013, dhe pas fillimit të legjislaturës, u identifikuan me partitë e tyre politike. Zyrtarisht ata vijnë të jenë deputetë të PS-PD, jo zyrtarisht dhe publikisht, janë e mbeten kryetarë të partive (PR, PDIU, LZHK, PDK).
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu