Kryesore
Raporti i komandantit nazist: Shqiptarët s’janë për luftë. Linin frontin dhe iknin për të pirë raki
Ngritja e Divizionit SS në Kosovë, më shumë do t’i demoralizonte nazistët, sesa do t’u forconte pozitën. Shqiptarët nuk ishin të prerë për luftë. Nuk e njihnin disiplinën, kishin mënyrën e tyre të të luftuarit, për të mos folur për mitet e ngritura rreth trimërisë dhe gjuajtjes në shenjë.
Komandanti i Divizionit “Skanderbeg”, August Schmidhuber, duket tepër pesimist në raportin e hartuar më 2 tetor 1944“>1944, pak para tërheqjes së gjermanëve ngaShqipëria në nëntor të po atij viti. Ky divizion i përbërë nga rreth 6 000 burra u formua vonë nga nazistët (rekrutimi filloi në shkurt të vitit 1944“>1944 dhe mori emrin në gusht të vitit 1944“>1944). Ai kurrë nuk ka arritur forcën e tij operative, dhe u shpërbë më 1 nëntor të vitit1944“>1944, kohë në të cilën shumica e rekrutëve e kishte braktisur dhe ia kishte mbathur.
Raporti i gjeneralmajorit gjerman zbulohet nga albanologu Robert Elsie, i cili ka publikuar në faqen e tij ëëë.elsie.de, këtë dokument të rëndësishëm që rrëfen për ngritjen e divizionit famëkeq nazist, shkruan “Panorama”.
Gjeneralmajori Schmidhuber, i cili shpreh disa mendime jo shumë të këndshme për vartësit e tij shqiptarë në këtë tekst, më pas u shpall fajtor për krime lufte nga një gjykatë ushtarake jugosllave dhe u var më 27 shkurt 1947 në Beograd.
Urdhri i Formimit u bazua mbi supozimin se Shqipëria pak a shumë kishte arritur nivelin e përgjithshëm europian të qytetërimit dhe kulturës. Në lidhje me këtë, nuk mund të mohohet se, deri kohët e fundit, Shqipëria nuk ishte më shumë e njohur në Gjermani se sa vendet më të vogla të Amerikës së Jugut. Kjo mungesë e njohurisë “zyrtare” çoi në rrëzimin e njëfarë princ Vidi.
Pas katërqind vitesh si një provincë turke, Shqipëria është në çdo drejtim më turke se vetë Turqia – që nga mbulimi i grave te vetëpërkufizimi i tyre si komb. Që prej vdekjes së heroit të tyre kombëtar, Skënderbeut (1468), shqiptarët kanë vegjetuar në vend që të zhvilloheshin. Ata nuk kanë vetëdije të veçantë për të qenë një komb apo shtet, por ende jetojnë si fiset e vjetra gjermanike, me një mendësi fisnore, klanore… Në shoqërinë shqiptare, njerëzit në fshat, që përbëjnë 85-¬ 90% të popullsisë, jetojnë nën sundimin mesjetar feudal të beut dhe agallarëve të tyre.
Jo vetëm që bujqit duhet t’u japin pronarëve të tyre një pjesë të mirë të prodhimeve, por gjithashtu duhet t’u shërbejnë atyre në mbrojtjen e territorit fisnor. Jo vetëm që shtypet ashpër nga pronari i tokës, por ai përdoret dhe abuzohet në politikën lokale. Nuk ka asnjë mënyrë që ai t’i shpëtojë kësaj.
Ngritja e Divizionit “Skanderbeg”
Urdhri i formimit u bazua në supozimet e mëposhtme ushtarake dhe organizative të gabuara: Shqiptarët nuk kishin pasur ndonjë trupë reale të rregullt, sipas koncepteve gjermane. Formacionet ushtarake që ekzistonin në Shqipëri, duke përfshirë edhe milicinë me uniformë, ngritur nga italianët, u bënë trupa gatiushtarake, kur iu dhanë uniforma. Nuk kishte qëndrueshmëri të brendshme. Mungesa e disiplinës, një tipar kryesor i shqiptarëve, nuk është kapërcyer gradualisht në milicinë italiane.
Ajo ishte kultivuar me dëshirë. Për shqiptarin, disiplinë do të thotë një kufizim i lirisë së tij, diçka që ai natyrshëm e kundërshton. Shqiptarët jetojnë të lirë dhe të pavarur, ashtu si natyra i ka krijuar, dhe bëjnë atë që duan. Ata janë të ngeshëm. Ata nuk duan të luftojnë në formacione ushtarake, por në bandat e tyre, dhe nuk ka asnjë disiplinë të rregulluar në këto grupe.
Kur fillon shiu, shqiptari braktis pozicionin e tij. Kur errësohet, ai e lë pozicionin dhe shkon përsëri në fshat për një gotë raki. Kur ka qenë në shërbim për 12 ditë, ai shkon në shtëpi për 4¬5 ditë pa e pyetur fare liderin e grupit të tij, dhe pastaj nëse kthehet, apo jo… Nuk i pëlqejnë stërvitjet ushtarake apo praktika e qitjes. E ashtuquajtura aftësia për të shtënë me saktësi është një mit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu