Aktualitet
Pasqyra e atentateve kriminale nga 20 dhjetor 2015, përfundimin nxirreni vetë
Pasqyra e atentateve kriminale
20 dhjetor 2015:
Dy të rinj u vranë një një atentat me armë ndaj tyre, ndërsa udhëtonin me makinë, në qendër të qytetit të Durrësit. Njëri prej të vrarëve, Ervin Kodra, ishte akuzuar më parë për një vrasje, për plagosje me armë dhe për përfshirje në trafik droge. Nuk ishte dënuar asnjëherë për mungesë provash.
2 janar 2016:
Ish polici Dritan Lorenci u ekzekutua në një atentat profesionist, teksa udhëtonte me makinën e tij në rrugën Lezhë–Durrës. Ai ishte dënuar me 15 vite burg një vrasje të kryer në vitin 2011, por çështja e tij u kthye për rigjykim në shkallën e parë nga Gjykata e Lartë.
6 janar 2016:
Andrea Billa, emigrant shqiptar që jetonte në Spanjë, u vra në Vlorë në një atentat me pistoletë, teksa ecte në këmbë pranë shtëpisë së tij. Policia deklaroi se po e heton vrasjen si larje hesapesh mes bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës.
6-7 janar 2016:
Një person i quajtur Gazmend Çollaku u rrëmbye nga katër persona veshur me uniforma policie, në Durrës. Të nesërmen, ai u gjet i ekzekutuar, pasi ishte torturuar, në një zonë në afërsi të Fushë-Krujës. Çollaku ishtë nën hetim dhe mbikqyrjen e policisë. Ai ishte dënuar më parë për plagosje dhe armë mbajtje pa leje, por ishte liruar nga burgu para se të mbaronte dënimin, për arsye që nuk janë bërë publike.
19 janar:
Një person i quajtur Fatmir Pula u ekzekutua me breshëri automatiku në Nikël të Krujës. Ai ishte person i dyshuar dhe hetuar për vepra penale, por asnjëherë i dënuar.
23 janar:
Një person me emrin Hiqmet Nexhipi u gjend i vrarë me armë në makinën e tij, në qytetin e Vlorës. Ai ishte dënuar më parë për prostitucion në Itali.
3 shkurt:
Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një atentat mafioz, të qëlluar me breshëri automatikë nga jashtë ndërsa gjendeshin brenda një lokali, në qytetin e Elbasanit. Viktimat ishin të lidhur me një seri vrasjesh që kishte shënuar 9 viktima brënda 11 vjetësh. Një prej viktimave ishte arrestuar më parë në Itali për trafik droge, ndërsa një prej të plagosurve u gjykua për një vrasje në vitin 2012, por u lirua për mungesë provash.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu