Kioske
Barcaleta Podiumi.com
Pensionistët
Bisedojnë dy pensionistë.
-Si je?
-Po si kam me qenë, më dhembin këmbët, shpina, duart. Si je ti?
-Unë si i porsalindur.
-Pse bre po gënjen…
-Nuk kam flokë, nuk kam dhëmbë, urinoj në krevat.
Shqiptarët
Ne, Shqiptarët, kemi të gjithë diçka të përbashkët….
Edhe pse e rrotullojmë çelsin dy herë, përsëri e ulim bravën për të parë në është kyçur dera apo jo!
Kurthi.
– Një ditë, macja shkon te vrima e miut dhe fillon të lehë si qen.
Miu e dëgjon dhe mendon me vete se aty ku rri qeni nuk ka mace dhe del jashtë.
Macja e gëlltit miun dhe e gezuar me barkun plot mendon me vete: “Sa mirë është kur di gjuhë të huaja”!
Analizat
Shkon një fshatar në spital, sepse nuk ndjehej mirë.
Pasi e vizitoi, doktori i thotë:
-Xhaxha, do të duhen më shumë analiza për të gjetur tamam se ç’problem ke. Duhet të bësh analizën e gjakut, urinës, të nevojës
-Na, merr brekët, – i thotë fshatari,- se aty i ke të gjitha…
Çelesi
Shikoj tipin te tavolina përballë që kruan veshin me çelës makine dhe më vjen të shkoj e ti them “do ndizet apo ta shtyjmë?”
Lajmi
Gruaja: Kam një lajm te mirë dhe një lajm të keq!
Burri: Më thuaj.
Gruaja: Vendosa të ndahem me ty.
Burri : E cili eshtë lajmi i keq?
Uji i peshqve
– Beni, ja nderrove ujin peshqve sot?
– Jo!
– Po pse?
– Nuk kane pire akoma ujin qe i hodha para nje jave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu