Kryesore
‘Edi Rama është një person me vlera të mëdha’
De Biazi është trajneri i Shqipërisë, i cili ka punuar dhe mundësuar mrekullinë, kualifkimin e shqiptarëve për turneun e parë të madh në historinë e kombëtares së tyre. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle.
“AS”, që ka realizuar edhe një intervistë të gjatë me 60-vjeçarin nga Sarmede e Italisë.
Ndeshja kundër Spanjës a duhet të jetë një zgjatje e Kampionatit Europian, e paraqitjes suaj të mirë?
Ne presim që të kemi të njëjtën performancë të mirë, por gjithashtu besojmë se “Euro 2016” është diçka e kaluar tashmë. Duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar. E megjithatë, dallimi mes nesh dhe Spanjës është si i Tokës me Hënën, si një luftë me gurë dhe një tjetri me kallashnikov.
A mund të bëjë Shqipëria diçka të papritur në këtë grup të vështirë?
Për ne është e vështirë të bëjmë histori, sepse tani e kemi bërë këtë. Grupi është shumë i vështirë. Gjëja më e rëndësishme është që të luajmë e të marrim maksimumin kundër Lihtenshtejnit, Izraelit dhe Maqedonisë. Në ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë nuk kemi asgjë për të humbur. Unë do të them se në masën 40%, Spanja përfundon e para në grup, 40 % të tjera ia jap Italisë, ndërsa 10 % të mbetura ndahen në mesin e katër skuadrave të tjera të grupit tonë.
A ju pëlqen stili i lojës së “La Roja”?
Më pëlqen, por unë preferoj të jetë më konkret se poetik. Nëse ju keni cilësi, mund të bëni atë lojë. Gjëja e rëndësishme është për të bërë më të mirën me atë grup lojtarësh që ke në dispozicion. Të gjithë lojtarët e Spanjës luajnë me klube të mëdha. Shikoni ku ju luani dhe ku lojtarët e mi! Diego Costa apo Morata? Nëse nuk do të luante asnjëri, më mirë (qesh).
Ju jeni një mik i Del Bosque, çfarë mendoni për të?
Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjithkush thotë se është e lehtë për të fituar me lojtarët që kishte, por ai e bëri atë me përulësi të madhe. Në takimin që patëm si trajnerë, në Paris, ai na tha: “Kam fituar, sepse kam pasur lojtarë të mirë.” Dhe unë them se kjo ndihmon në arritjen e suksesit, por ju duhet t’u jepni këtyre yjeve motivimin për të fituar.
A është e lehtë për të fituar tituj me Spanjën dhe shumë e vështirë të kualifikosh Shqipërinë në një Europian?
Këto janë dy suksese të ndryshme. Spanja, pas vitit 2008, ishte në gjendje për të fituar edhe më 2010 dhe 2012. Ne shkuam në Hënë, duke u kualifikuar për në “Euro 2016”, por tani e ardhmja është më e vështirë. Këtë ua kam thënë edhe lojtarëve të mi.
A mendoni se do të bëni sërish histori me Shqipërinë, siç keni bërë tashmë?
Kam nevojë për një sfidë të vështirë. Shqipëria ishte e tillë. Federata këtu po kërkonte një trajner të vlefshëm. Shqipëria ma dha mua një mundësi. Askush nuk e mendonte se do të kualifikoheshim në Europian, por duke punuar shumë, duke bërë gjëra me zgjuarsi, duke zgjedhur lojtarë të përkushtuar, e kemi arritur objektivin.
Çfarë mendoni ju nga hera e parë kur zbarkuat në Shqipëri?
Ka ndodhur një natë, në dhjetor. S’e mbaj mend atë mirë. Unë kurrë nuk kisha qenë në këtë vend. Në fillim ishte e vështirë, sepse kisha hamendësuar shumë gjëra me mendjen time. Sapo kisha folur me presidentin dhe më kishte bindur. Ishte shumë e vështirë për të vendosur, por hera e fundit, që mund të them se kam vendosur mirë.
Çfarë të shtyu për të thënë “po”?
Kam marrë një letër të bardhë përpara, pa kufizime. Dhe për rekord, sepse nuk ishte e para. Në bazë të saj fitoja një të katërtën e asaj që kisha fituar më parë. Por, të kesh njerëz prapa teje, që të motivojnë, që presin ndryshimin nga ty, kjo më dha arsye për të thënë “po”. Federata ishte e vogël, vendi gjithashtu, i zvarritur mes shumë problemesh. Ndeshjen e parë e kemi luajtur në një stadium të vjetër, që e kishin bërë italianët më 1935. Ai ishte pothuajse si atëherë! Unë kisha një fotografi të lojtarëve, për t’i përzgjedhur. Ne kemi punuar e udhëtuar shumë në kërkim të lojtarëve. Nga Suedia në Azerbajxhan. Ne kishim nevojë për të ndryshuar diçka. Me të njëjtët lojtarë, si para mbërritjes time, kemi pasur rezultate të njëjta negative. Herën e parë kemi luajtur në Gjeorgji dhe u kam shkruar një letër lojtarëve: “Nëse do të më ndjekni, bëjeni këtë, nuk ka kohë të presim”. Në fund e kemi bërë këtë, por rruga ka qenë e gjatë.
Ju keni pasur një sukses të tillë, sa u dhanë edhe shtetësinë shqiptare…
Kryeministri Edi Rama është një person me vlera të mëdha. Ai ka jetuar në Gjermani dhe Francë,flet disa gjuhë. Rezultate tona të mira kanë siguruar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të. Më është dhënë një pasaportë diplomatike, edhe titulli “Honoris Causa”, por veçanërisht të mua është ngulitur entuziazmi për të qenë shqiptar.
Si u përjetua kualifikimi historik i Shqipërisë në “Euro 2016”?
Më e rëndësishmja ishte kur jemi kualifikuar për në Europian, teksa u kthyem nga Armenia. Kishte njerëz në Aeroportin e Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza”, nëpër rrugët e të gjithë Shqipërisë. Lojtarët nuk mundnin ta besonin atë që kishim arritur. Ky sukses tregoi se kishim qenë të gjithë së bashku, me një solidaritet të madh.
A mund të shërbejë futbolli për të ngritur më lart një vend të trazuar si Shqipëria?
Sigurisht. Gjëja më e rëndësishme për mua ishte fakti se u dhamë fëmijëve të vegjël një shans, u treguam atyre se po bënë gjërat e duhura, atëherë ata mund të shkojnë lart. Tani ne jemi idhuj për ta, siç janë Ronaldo apo Messi. Sot fëmijët shqiptarë, përveç tyre, flasin edhe për Xhakën, Sadikun… Të luajturit në “Euro 2016” na ka lejuar të rinovojmë edhe dy stadium, që janë thuajse të rinj. Ato janë stadiumet moderne, të tillë si në Francë apo Spanjë. Ata më përpara ishin katastrofikë.
A ndiheni shqiptar, pavarësisht se jeni italian?
Disi po. Për mua, besnikëria është shumë e rëndësishme. Kjo ndodh kur jam në një klub dhe tani me kombëtaren e Shqipërisë. Unë jam shqiptar, sepse jetoj në këtë realitet, edhe pse kam gjak italiani. Italia ishte një herë e mafias, e picave dhe spagetit. Në fakt, në Amerikë, reflektimi maksimal është për një gangster italian. Unë mendoj se gjithkush është i njëjti vend dhe kudo ka njerëz të mirë apo të këqij. Shqipëria është në shumicën e njerëzve plot krenari. Aty më thonë gjithmonë se jam ambasadori shqiptar në Itali.
Tani po konkuron në garat ndërkombëtare edhe Kosova. Si ndikon ajo?
Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan që Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas. Për shumë prej tifozëve tanë, Kosova është Shqipëri. Tani ata kanë dy zgjedhje, edhe pse motoja e tyre është “një komb, një kombëtare.”
Lojtarët kosovarë, të cilët janë me, nuk duan të ndryshojnë kombëtare. Në vazhdim do të shohim si do të shkojnë gjërat./Telesport
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu