Aktualitet
Elbasan, Drejtoria e Policisë: Ja dinamika e ngjarjes; 3 të vrarë e 8 të plagosur
Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka shpërndarë paraditen e kësaj të enjteje një komunikatë zyrtare ku ka sqaruar me detaje dinamikën e ngjarjes së djeshme në zonën e Krastës, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe 8 të tjerë të plagosur.
“Më datë 03.02.2016, rreth orës 19:54, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, persona të paindetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambjentet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja”, thuhet në komunikatë. Si pasojë e të shtënave janë vrarë shtetasit:
Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan;
Ardit Sinakoli, 27 vjeç, banues në Elbasan;
Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu, vijon njoftimi zyrtar, janë plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë 8 shtetasit:
Ardian Zharri, 45 vjeç, banues në Elbasan;
Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan;
Ferit Muça, 42 vjeç, banues në Elbasan;
Luan Muça, 47 vjeç, banues në Elbasan;
Bujar Rreshka, 40 vjeç, banues në Librazhd;
Florenc Çapja, 35 vjeç, banues në Elbasan;
Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan;
Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan.
Ndërkohë, nga veprimet e para hetimore, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri automatike model 56, me nr. 015007–65, me një krehër pa fishekë;
1 automatik model 56,me nr.11113214, me një krehër pa fishekë;
1 krehër automatiku model 56, me 26 copë fishekë;
65 copë gëzhoja model 56, me kapsolla të goditura;
3 predha cal. 7,62mm.
“Grupi hetimor po punon intensivisht për indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë gjithë natës forcat e RENEA-s, FNSH-së dhe Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh. Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët”, vijon njoftimi.
Në të saktësohet se, “janë krehur me këmbë zona koodrinore e fushore ku dyshohej se mund të fshihenin autorët, apo mund të kishin braktisur makinën, si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve. “Gjithashtu janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas”.
Ndërkohë, “një grup specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të kryesuar nga drejtori i këtij sektori dhe në bashkëpunim me kolegët në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe prokurorinë e këtij rrethi po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, vijon njoftimi.
Në të shtohet më tej se, “materialet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal”, përfundon komunikata.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu