Ndoshta ju ka rënë në sy që princi George në çdo dalje është i veshur me pantallona të shkurtra. Në daljen më të fundit publike të tre vjeçarit në Kanada, ndoshta keni pyetur: “Pse sërish me pantallona të shkurtra? Për më tepër në këto ditë të ftohta.” Përgjigjja është e thjeshtë: kështu e do tradita!
“Është tipike angleze të veshësh djemtë e vegjël me pantallona të shkurtra.” – tregon eksperti i rregullave të mirësjelljes William Hanson. “Pantallonat e gjata janë për djemtë më të rritur dhe për burrat, ndërsa të shkurtrat për më të vegjlit. Edhe pse koha ndryshon, një palë pantallona të gjata te një djalë i vogël, konsiderohen si të jesh pjesë e klasës së mesme. Asnjë familje aristokrate apo mbretërore nuk dëshiron të konsiderohet si periferike. As Dukesha e Kembrixhit.”
Nëse do të kthenim kokën pas, do të shihnim princin William dhe princin Harry të veshur me pantallona të shkurtra. “Familja mbretërore është gjithnjë e etur të ruajë traditën.” – shpjegon Hanson. “Në të shkuarën, përpara së të shkonin të pantallonat e shkurtra, “Një djale i porsalindur vishej me fustan në dy vitet e para dhe rreth moshës tetë vjeçare mund të vishte pantallona të gjata.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu