Mix
Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të pazakontë.
Carney zgjodhi ta festonte atë jo vetëm me një fjalim, por me një bluzë me kapuç, në skenë me grupin kanadez rap-rock “Down With Webster” dhe duke treguar ‘aftësitë’ e tij në kërcim.
Në një video virale që po bën xhiron e rrjetit, shfaqet Carney, i cili kërcen dhe repon së bashku me anëtarët e grupit, madje i veshur me një bluzë me logon e grupit.
Partia Liberale e Kryeministrit, Mark Carney fitoi zgjedhjet federale të Kanadasë të hënën, duke kulmuar një kthesë mahnitëse të fatit të nxitur nga kërcënimet e aneksimit dhe lufta tregtare e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.