Lidhu me ne

Mix

Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Nëse nuk je në TikTok, mund të mos kesh dëgjuar për Aaron Parnas. Por për miliona të rinj amerikanë, ai është kthyer në një nga burimet kryesore të lajmeve politike. Me mbi 3.5 milionë ndjekës në TikTok dhe afro një milion në Instagram, Parnas po riformëson mënyrën si brezi i ri konsumon informacion.

Nga gjeniu i drejtësisë te “influenceri” i lajmeve

Aaron Parnas nuk është një emër i zakonshëm në botën e medias sociale. Ai nisi kolegjin në moshën 14-vjeçare, u diplomua dhe përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit George Washington në moshën 21 vjeç, në vitin 2020. Po atë vit, ai bëri edhe një kthesë politike, duke kaluar nga republikan te demokrat.

Djalli është në detaje. Parnas është djali i Lev Parnas, një figurë e njohur në qendër të skandaleve politike amerikane, dhe historinë e tij e ka rrëfyer në librin “Trump First”.

Përveç rrjeteve sociale, Aaron ka punuar si avokat në fushën e litigimeve financiare dhe si strateg dixhital për demokratët. Rruga e tij drejt famës filloi gjatë pandemisë kur postonte video me analiza ligjore, ndërsa fama shpërtheu në vitin 2022, kur ai nisi të mbulonte pushtimin rus të Ukrainës, duke ndarë histori të afërmve të tij ukrainas. Brenda disa javësh, ai fitoi mbi 1.2 milionë ndjekës.

TikTok, nga kërcimi te kronika e lajmeve

TikTok nuk është më thjesht platformë për kërcime dhe sfida virale. Sot, gjithnjë e më shumë të rinj informohen përmes saj. Sipas Pew Research Center, 39% e të rriturve nën 30 vjeç ndjekin rregullisht lajmet në TikTok.

Megjithatë, shumë pak nga këta ndjekës ndjekin gazetarë tradicionalë. Në vend të tyre, ata zgjedhin zëra të rinj si Aaron Parnas. “Shumë prej ndjekësve të mi thonë se nuk shohin më CNN, FOX ose MSNBC,” tregon ai.

Sipas Parnas, brezat Gen Z dhe Gen Alpha janë të zhgënjyer nga media tradicionale, duke preferuar më shumë opinionet personale dhe rrëfimet autentike që rrjetet sociale ofrojnë. Dhe TikTok e bën këtë të mundur si askund tjetër.

Sfida/ Shpejtësia vs Saktësia

Aaron Parnas i atribuon suksesin e tij faktit që vepron vetë, pa burokraci të shumta, dhe mund të postojë deri në 20 herë në ditë nëse duhet. Por ai e pranon: “Unë nuk jam gazetar investigativ. Thjesht shpërndaj informacion nga burime të verifikuara.”

Megjithatë, TikTok nuk është pa rreziqe. Pa standarde të qarta për verifikimin e informacionit, platforma është terren pjellor për dezinformim dhe interpretime të njëanshme.

Parnas e përshkruan raportin mes gazetarisë tradicionale dhe krijuesve të TikTok si një “thikë me dy presa”, nga njëra anë ndihmojnë lajmet të arrijnë te të rinjtë, nga ana tjetër shpesh nuk japin merita gazetarisë klasike.

 Fast Company

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix5 minuta më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix7 minuta më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix9 minuta më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar12 minuta më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix14 minuta më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike16 minuta më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix25 minuta më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix26 minuta më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix28 minuta më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook