Kryesore
“Jam i habitur” – Lobimi i PD 6 mln $ në SHBA, Krasniqi: Vlera më e lartë e paguar në historinë e shtetit. Bie teoria që “po mbrojmë votën e lirë”

I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, studiuesi Afrim Krasniqi është shprehur se kjo është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
“Kjo është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, e cila nuk është vlerë për Shqipërinë, por është e paguar për rekorde personale të një një individi të caktuar ose një grupi rreth tij.
Jam i habitur sepse bëhet fjalë për përfaqësimin e një partie politike dhe interesat e saj në shtetin kryesor demokratike të botës”, tha Krasniqi.
Më tej, ai u shpreh se edhe teoria që “po mbrojmë votën e lirë”, zgjedhjet bëhen pas dy javësh dhe kontrata është 2 vjet.
“Nëse mbrohet për 2 javë vota, 2 vjet nuk do mbrohet vota, pasi supozohet që do të fitojë zgjedhjet PD-ja. Kontrata meriton, e para, hetim nga organet ligjzbatuese sepse është detyrim ligjor për ta bërë këtë.
Së dyti, mbas Kodit Zgjedhor dhe ligjit të partive politike, 60 ditë pas zgjedhjeve, PD-ja duhet të deklarojë në KQZ formularin e shpenzimeve, ku përfshihet edhe shuma e paguar dhe të gjithë indivitët që kanë bërë pagesa”, tha Krasniqi në emisionin Debat.