Mix
Frutat që nuk duhet t’i konsumoni në mëngjes

Në mëngjes zakonisht pijmë lëng portokalli, por gjatë shtrydhjes humbet fibra, e cila ngadalëson përthithjen e sheqerit. Kjo bën që sheqeri të hyjë shpejt në gjak, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit. Ekspertët këshillojnë që në mëngjes të konsumohet fruti i plotë.
Frutat më të rekomanduara për mëngjes janë ato me indeks të ulët glicemik si kumbullat e freskëta, qitroja, molla, boronicat, luleshtrydhet, portokalli (i plotë) dhe kivi.
Ndërkohë, bananet shumë të pjekura, ananasi, rrushi i thatë dhe pjepri duhen konsumuar më vonë gjatë ditës, kur metabolizmi është më aktiv.