Lidhu me ne

Mix

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por s’marrin asgjë

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por

Të krijosh një marrëdhënie është e lehtë, por ta mbash atë të shëndetshme në mënyrë që të mos përfundojë është shumë e vështirë. Nga vetë fjala, është një proces ku jep dhe merr, pasi kërkon dashuri, respekt dhe “sakrifica” nga të dyja palët. Megjithatë, ka njerëz që gjatë gjithë jetës japin shumë nga vetja në marrëdhëniet që krijojnë. Fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që marrin të njëjtën gjë mbrapsht. Mbase kanë frikë nga vetmia, ose mbase dashurojnë fort, njerëzit që japin shumë në një marrëdhënie – dhe ndoshta nuk marrin asgjë në këmbim – mund t’i përkasin njërës prej shenjave të mëposhtme të horoskopit.

Gaforrja

Gaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ajo tregohet e kujdesshme ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë shtëpinë apo shtratin pikërisht ashtu siç e preferoni. Dashuria e një Gaforreje është si një batanije e ngrohtë që të mbështjell sa herë që ke nevojë për të. Ajo do të të ndihmojë kur nuk je mirë dhe do të jetë aty kur të kesh më së shumti nevojë. Megjithatë, kjo karakteristikë mund t’i çojë Gaforret në një marrëdhënie ku nuk marrin as gjysmën e asaj që japin në këmbim. Në psikologji, ekziston një koncept i quajtur “kurthi i empatisë”, ku njerëzit empatikë, si Gaforrja, përdoren nga të tjerët për qëllimet e tyre.

Megjithatë, kjo shenjë nuk kërkon asgjë në këmbim, por e urren mosmirënjohjen, ndaj mos e testoni, nëse nuk doni ta humbisni.

Peshorja

Peshoret njihen për dëshirën e tyre për harmoni dhe ekuilibër. Ata e urrejnë aq shumë konfliktin saqë preferojnë të bëjnë një hap pas për të ruajtur paqen. Shpesh përfundojnë duke i kushtuar aq shumë energji “uljes së gjakrave”, sa i lënë pas dore ndjenjat e tyre. Nevoja për ekuilibër, ironikisht, çon në çekuilibër në marrëdhënie. Ata mund të bien në kurthin e një “misioni” për t’i kënaqur të tjerët, duke besuar se kjo është ajo që një marrëdhënie kërkon, ndërkohë që shpesh kërkojnë falje, pa asnjë arsye të vërtetë – gjë që mund të jetë lodhëse. Thellë-thellë, ata mund ta ndiejnë se bashkëpunimi nuk është i barabartë. Ajo që mund të bëjnë për të shmangur rënien në këtë “kurth” është të mos evitojnë të gjitha konfliktet. Debatet apo diskutimet nuk nënkuptojnë fundin e marrëdhënies, por shërbejnë për të sqaruar keqkuptimeve mes dy të rriturve.

Peshqit

Ëndërrimtarë dhe romantikë, Peshqit besojnë në dashurinë e vërtetë dhe gjetjen e shpirtit binjak. Kur dashurojnë, japin gjithçka dhe presin të njëjtën gjë në këmbim. Por kur dikush përqendrohet kaq intensivisht te një person i vetëm, kjo çon në varësi. Madje, në një masë të tillë, sa Peshqit e ndiejnë kur dikush ndihet keq dhe duan t’i rrinë afër menjëherë, duke mos i lënë vend personit tjetër të përpunojë ndjenjat e tij/saj. Në të njëjtën kohë, ata kanë frikë nga vetmia dhe “lidhen” pas personit tjetër. E gjithë kjo çon në lodhje dhe në fund në zhgënjim. Peshqit bëjnë mirë të kuptojnë se empatia duhet të jetë e pranishme nga të dyja palët – në të gjitha marrëdhëniet.

Burimi: Marie Claire

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix13 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix13 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix13 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar13 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix13 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike13 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix13 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix13 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix13 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook