Lidhu me ne

Mix

Ja si të largoni në mënyrë natyrale, rrudhat në sy!

Ja si të largoni në mënyrë natyrale, rrudhat në

Rrudhat në pjesën e poshtme të syve mund të jenë acaruese sepse janë ndër shenjat e para të plakjes. Ato dalin më shumë në pah kur buzëqeshni, rrudhni vetullat ose qeshni me të madhe. Shpesh, rrudhat mund të tjetërsojnë paraqitjen tuaj dhe t’ju bëjnë të dukeni të mëdhenj në moshë. Lëkura poshtë syve është shumë delikate dhe rrudhat mund të shfaqen edhe në një moshë shumë të re si pasojë e mungesës së lagështisë.


Humbja e kolagjenit, ekspozimi në diell dhe humbja e elasticitetit të lëkurës janë të gjithë kontribues në shfaqjen e rrudhave. Në treg mund të gjeni shumë kura premtuese që mund t’i përgatisni në shtëpi. Megjithatë këto kura janë ideale për zbutjen e rrudhave dhe jo zhdukjen e tyre. Kurat e sjella më poshtë kanë për synim ushqimin e zonës rreth syve. Sa më e ushqyer të jetë kjo zonë aq më të zbehta do të jenë rrudhat.

Shkaktarët e rrudhave të syve!

Me humbjen e kolagjenit dhe elastinës, vijat e holla transformohen në rrudha. Ekspozimi i lartë në diell është një nga shkaktarët më të mëdhenj të shfaqjes së rrudhave. Një tjetër arsye është kontraktimi i muskujve të fytyrës si pasojë e të qeshurës, ose duhanpirja. Sipas studimeve, përdorimi i rregullt i një kremi hidratues mund të zbusë paraqitjen e tyre. Kremi ose kura e duhur mund të zbusë paraqitjen e rrudhave me 20%.

Çfarë të përdorni!

-Nëse aplikoni vaj të arrës së kokosit në pjesën poshtë syve do të vëreni një zbutje të konsiderueshme të rrudhave. Ky vaj e ushqen ndjeshëm lëkurën delikate. Ai nxit prodhimin e kolagjenit dhe përmban shumë antioksidantë që shkatërrojnë radikalet e lira të cilat kontribuojnë tek plakja. Vajin e arrës së kokosit duhet ta përdorni dy deri në tre herë gjatë ditës, përfshirë në mbrëmje përpara gjumit. Pas aplikimit bëni një masazh të lehtë duke përdorur mollëzat e gishtave.

-Xheli i aloe verës është shumë i mirë për të zbehur vijat e holla dhe rrudhat e syve sepse e bën lëkurën më elastike. Xheli i aloe verës e ushqen lëkurën shumë mirë sepse është i pasur me antioksidantë. Përbërësit e xhelit kanë aftësi shtrënguese për lëkurën dhe e bëjnë atë më të tendosur falë nxitjes së prodhimit të kolagjenit dhe fibrës. Përdoreni xhelin dy ose tre herë në ditë dhe bëni një masazh të lehtë. Aloe vera është ideale për të trajtuar paraqitjen e lodhur të syve dhe heqjen e rrathëve të zinj.

-Vajin e avokados mund ta përzieni me vaj limoni apo qitroje dhe të krijoni një kurë shumë të mirë kundër rrudhave. Përzieni një pikë vaj limoni me një lugë gjelle me vaj avokadoje. Më pas me mollëzat e gishtave masazhoni zonën rreth syve duke përdorur disa pika nga kombinimi i mësipërm. Përsëriteni kurën dy ose tre herë në ditë.

-Ekstraktet e kastravecit ndihmojnë në rritjen e elastinës dhe ushqimin e lëkurës me antioksidantë. Kastraveci jo vetëm që e ushqen dhe freskon lëkurën por zbut ndjeshëm shenjat e plakjes së saj. Mbajini fetat e kastravecit për 10-15 minuta dhe më pas fërkojeni zonën lehtë me vaj të arrës së kokosit.

-Mënyra më e mirë për të luftuar rrudhat është të mësoni se si t’i parandaloni ato. Rregullat e arta për një lëkurë elastike në zonën e syve janë:

-Përdorni krem kundër diellit

-Mbani syze dielli

-Pini 8-10 gota ujë në ditë për të përmirësuar kompleksitetin e lëkurës.

-Hidratimi është i rëndësishëm.

-Në mos kundër rrudhave, hidratohuni për të mirën e shëndetit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix10 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix10 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix10 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix10 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix11 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix11 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix12 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar12 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar12 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook