Mix
12 fustane nusërie që i shohim shpesh tek nuset e Vogue

Nëpër dasmat e ditëve të sotme, shfaqet një shumëllojshmëri stilesh — nga fustane luksoze të punuara me porosi, deri te fustane të thjeshta të gjetura në dyqane të veshjeve të përdorura.
Megjithatë, disa dizajnerë duken se po bien më shumë në sy. Disa janë klasikë të vërtetë, si Oscar de la Renta, ndërsa të tjerë ofrojnë një stil më modern dhe ndryshe, si Wiederhoeft.
Këta dizajnerë janë ndër më të kërkuarit sot nga nuset që duan të duken unike në ditën e tyre të veçantë.
Oscar de la Renta

Oscar de la Renta është simboli i elegancës klasike në fustanet e nusërisë. Modelet e tij dallohen për tylin e plotë, trenat madhështorë dhe punimin e hollë me dantella.
Elie Saab

Elie Saab krijon fustane nusërie me një romancë të lehtë dhe delikate. Dizajnet e tij janë të njohura për përdorimin e dantellës dhe perlash të punuara me mjeshtëri.
Vera Wang

Vera Wang solli frymën moderne në botën e nusërisë me prerje të guximshme dhe linja të pazakonta. Ajo sfidoi traditën me modele që përfshijnë ngjyra dhe forma të reja.
Danielle Frankel

Danielle Frankel realizon fustane që përçojnë emocione të forta, me një qasje artistike dhe të veçantë. Krijimet e saj shpesh janë të frymëzuara nga impresionizmi dhe teknika të rafinuara drapimi.
Emilia Wickstead

Fustanet e nusërisë nga Emilia Ëickstead janë të njohura për thjeshtësinë elegante dhe siluetat arkitekturore. Ato japin një ndjesi të përmbajtur romantizmi dhe fisnikërie.
Vivienne Westwood

Vivienne Westwood sjell një përzierje të stilit punk dhe romantik në fustanet e nusërisë. Ato shquhen për drapimin perfekt dhe korse elegante që theksojnë linjat e trupit.
Hermione de Paula

Hermione de Paula krijon fustane të personalizuara, ku çdo detaj reflekton historinë e nuses. Ajo njihet për punimet me qëndisje të veçanta dhe ilustrime të personalizuara.
Paula Nadal

Paula Nadal dizajnon fustane të frymëzuara nga historitë personale dhe estetika vintage. Çdo krijim është unik dhe shpesh ndërlidhet me elementë artistikë dhe trashëgimi familjare.
Tanner Fletcher

Tanner Fletcher sjell një frymë të re në modën e nusërisë me dizajne pa gjini të përcaktuar. Veshjet e tyre përzihen mes vintage dhe modernes, duke sfiduar pritshmëritë tradicionale.
Wiederhoeft

Jackson Wiederhoeft realizon fustane që kombinojnë dramën teatrale me elemente avangardë. Fustanet e tij shpesh kanë korse të punuara dhe detaje metalike.
One/Of

Patricia Voto dhe marka e saj One/Of prodhojnë veshje të personalizuara nga materiale të ripërdorura. Ajo është bërë zgjedhje e preferuar për nuset që kërkojnë diçka unike dhe të qëndrueshme.
Simone Rocha

Simone Rocha krijon fustane për nuset që kërkojnë një prekje të ëmbël dhe femërore. Dizajnet e saj janë shpesh dramatike dhe të frymëzuara nga baleti dhe estetika romantike.