Kryesore
Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas tij shoqëria ishte gati për rrotacion politik, por opozita nuk diti ta shfrytëzonte situatën që gadishmërinë e popullit ta kthente në vota.
“Nga sondazhi që shikoj unë në Tiranë, por edhe nga ato që kemi parë. Ajo që perceptoj unë është se shoqëria shqiptare ishte gati për rrotacion, ndërsa opozita nuk është gati për rotacion. Fakti tregon se po t’i mbledhësh bashkë, shoqëria do e donte rotacionin. Opozita nuk e mori këtë gadishmëri të shoqërisë për rotacion dhe t’i kthente në vota”,-tha Iljazaj.