Mix
Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të mund ta kishte ndryshuar kur ishte më e re, do ta kishte bërë.
Billie u shpreh se e urente emrin e saj kur ishte e vogël.
“E urreja absolutisht emrin tim kur isha fëmijë”, tha ajo në një intervistë me British Vogue.
“Dhe është shumë qesharake sepse tani nuk ka asnjë emër tjetër në univers që mund të jetë emri im përveç Billie. E dua emrin tim kaq shumë, shumë. Është me të vërtetë zgjedhja e vetme e mundshme për atë që jam. Thjesht ndiej se është pikërisht perfekt për mua dhe atë që jam. Ma kanë vënë emrin sipas gjyshit, William dhe Billie e parë femër që njoh është ylli i “Doctor Who”, Billie Piper,” tha ajo.