Lidhu me ne

Mix

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është shumë e famshme për efektet dhe krizat e vazhdueshme që shkakton dhe njihet si një nga dhimbjet më të forta të kokës.

Mund të shkaktojë ditë të tëra pa gjumë dhe një sërë simptomash të tjera të cilat vijnë prej dhimbjes së vazhdueshme.

Kur kjo dhimbje mbaron, duket sikur edhe efekti i saj ka mbaruar gjithashtu, por jo gjithnjë është kështu.

Sipas ekspertëve kjo sëmundje i shkakton trupit një sërë dëmesh të tjera të cilat nuk kanë lidhje me dhimbjen e kokës.

Po cilat janë këto efekte të mëdha që kjo sëmundje ka mbi të gjithë organizmin.

Ndiqini më poshtë të listuara të gjitha këto efekte negative.

Probleme me këmbët

Sipas të dhënave 1 në 6 persona që vuajnë nga migrena kanë probleme edhe me këmbët.

Bëhet fjalë për një problem neurologjik i cili e shtyn këtë pjesë të trupit të lëvizë në mënyrë të pavullnetshme.

Gjithashtu mund të ndjeni pickime apo mpirje të zonës së këmbëve.

Probleme me zemrën
Personat që vuajnë nga migrena kanë 50% më shumë mundësi të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Këtu përfshihen atakët në zëmër, ishemia apo sëmundje të tjera të zemrës.

Megjithëse mjekët nuk janë ende të qartë se si migrena e ndikon kaq negativisht zemrën, të dhënat tregojnë se gratë janë më të rrezikuarat.

Probleme me gjumin

Pagjumësia është një nga problemet më të mëdha dhe të shpeshta që migrena shkakton.

Dhimbjet e mëdha dhe të vazhdueshme në kokë e bëjnë të pamundur mbylljen e syve dhe pushimin e qetë.

Migrena me pagjumësinë janë ngushtë të lidhura pasi mund të provokojnë dhe shkaktojnë njëra tjetrën.

Këtë e pohojnë edhe 66% e të pyeturve në një studim të publikuar në vitin 2016.

Probleme me muskujt
Dobësimi i muskujve është gjithashtu një problem primar tek personat e prekur nga migrena.

Mund të prekë trupin nga koka deri tek këmbët, duke shkaktuar kontraksime, djegie apo dhimbje të muskujve.

Për rrjedhojë do të keni edhe më shumë vështirësi në lëvizje.

Shëndeti mendor
Duke qenë se migrena bën që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme, ndikon shumë edhe shëndetin mendor.

Këtu përfshihen ndjenja ankthi apo depresioni të cilat kthehen në arsye për të pasur dhimbje të shtuara.

Sipas një studimi, personat që vuajnë nga migrena janë shumicën e kohës në ankth se kur dhimbjet e sëmundjes do të shfaqen përsëri.

Dëmton jetën shoqërore

Të kesh një jetë sociale të shëndetshme do të thotë edhe të jesh prezent e më energjinë e duhur.

Të dhënat tregojnë se në 4000 persona, rreth 2/3 e tyre shprehen se nuk janë më të njëjtët që pas zhvillimit të sëmundjes.

Kjo për shumë arsye, por së pari prej pamundësisë për të kryer aktivitete gjatë kohës që sëmundja godet.

Gjithashtu, dhe për shkak të ndjenjave të shtuara të nervozitetit, ankthit apo depresionit.

Për ta parandaluar sëmundjen në mënyra natyrale ju sugjeron një listë me ushqimet e duhura kundër sëmundjes duke klikuar këtu.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore1 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar1 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook