Lidhu me ne

Radar

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin

Nga Ervin Salianji

Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për shkak të një dënimi politik, dirigjuar dhe firmosur në një farsë gjyqësore prej Kryeministrit, nuk do të jem fizikisht aty, dhe kjo është hera e parë që mungoj. Kam qënë në secilën fushatë të Partisë Demokratike.

Por jam sonte aty prezent, si dëshmi e nevojës për ndryshim. Shqipëria duhet të lërë pas këtë kapitull të errët 12 vjeçar, ku u instalua një sundim shtypës. Dënimi i kundërshtarit politik, për një konferencë shtypi është një turp që vendi ynë s’ka pse e mban mbi shpatullat ende të brishta, e duhet ta heqë duke hequr autokratucin.

Edi Rama se ka mundësnë ta mbyllë këtë sikur të ishte një ngjarje e brendshme. Eshtë cenim i demokracisë dhe tanimë kjo flitet në Strazburg, në Bruksel.

Jam sonte aty në shpresat që ka çdo qytetar për të larguar frikën që ka futur një qeverisje që mbahet jo me konsensus e me besim, por me dhunë, represion, penalizim, ndëshkim.

Tek çdo i ri që kërkon të rigjejë besimin e humbur, që është në ushëkryq, që dëshiron të qendrojë, që aspiron një të ardhme këtu, ku të realizohet, e që meriton të ketë në krah një qeveri që stimulon sipërmarrjen e tij, apo e lehtëson kreditimin për banesë.

Tek çdo pensionist që ka dhënë mjaftueshëm për këtë vend, e që e ka dinjitetin dhe ekonominë të shkelur nga një autokratuc që tallet. Jam me të, siç kemi qënë në gjithë fushatat.

Jam te secili demokrat që ka 12 vite që jo vetëm i duhet të luftojë në një vend ku për të ka qënë edhe më e vështirë se të tjerët, prej armiqësisë politike, por që është munduar edhe për të mbajtur të bashkuar e për të mos lejuar shkatërrimin e forcës së tij, PD, e vetmja shpresë për ndryshim.

Jam te secili demokrat e demokrate që ka 12 vite që lufton pa u ndalur asnjë ditë, pa u joshur, me atë motorrin e pandalshëm që e mban ndezur besimi.

30 ditë kanë mbetur për të materializuar gjithë këtë ndjesi, emocion, shpresë, revoltë, pakënaqësi, aspiratë, pritshmëri, në një rend të ri. Në një qeverisje, me njerëzit, nga njerëzit, për njerëzit.

30 ditë për t’u ndarë nga një e keqe që jo vetëm ndihet në lekurën e secilit, por që përmasat e të cilës do të dalin sheshazi me transparencën që ndryshimi, rotacioni do të sjellë.

Eshtë krejtësisht e mundur. Çlirohuni nga ankthi e nga frika. Mundeni dyshimin brenda jush. Dilni mbi skepticizmin. Mos jini ai, ajo që Edi Rama kërkon të jeni, të nënshtruar.

Paniku i gjithi është sot tek autokratuci. Ai kërkon ta shpërndajë, për të shpëtuar vetë. Do të shihni pas 11 majit, se sa dordolec është ai që trimëronte me shtetin nën hyqëm.

Eshtë në duart e secilit ky kalim në gjendjen tjetër.

Ejani sonte në sheshin “Nënë Tereza”, e mos u ndalni më çdo orë, çdo minutë deri me 11 Maj.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook