Lidhu me ne

Radar

Frrok Çupi: Mandati i katërt i PS nuk diskutohet, sfida e radhës është mandati i pestë

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se për Partinë Socialiste fitorja në zgjedhjet e 11 majit nuk është në diskutim, ndërsa theksoi se vëmendja tashmë është e përqendruar te mandati i pestë qeverisës. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment shumë të favorshëm në raport me Bashkimin Evropian dhe zhvillimin ekonomik.

“Mandati i katërt praktikisht është drejt përfundimit, ndaj e gjithë pesha tashmë është te i pesti. Shqipëria ndodhet në një fazë shumë pozitive – jemi në prag të Bashkimit Evropian, turizmi po zhvillohet me ritme të mira, investitorët janë të interesuar, ndërsa reforma në drejtësi ka qenë një ndër motorët më të fortë të progresit,” tha Çupi.

Megjithatë, ai vuri në dukje se me afrimin e fundit të mandatit të katërt, disa nga këto “motorë” kanë humbur vrullin, entuziazmi është zbehur dhe reformat kanë nisur të përballen me sfida.

“Reforma në drejtësi është në rrezik, jo nga faktorë të jashtëm, por nga vetvetja. Ka raste kur drejtësia ka marrë anën e të padrejtit, dhe kjo është shumë e rrezikshme për besimin publik,” u shpreh ai.

Në vijim, Çupi përmendi edhe liderin e opozitës, Sali Berisha, duke thënë se në një sistem drejtësie funksional, ai duhej të ishte hetuar të paktën për mashtrim publik.

“Me premtimet që jep dhe retorikën që përdor, një drejtësi e paanshme do ta kishte thirrur në prokurori. Nuk po flas fare për 19 kullat,” përfundoi analisti.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar12 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix13 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook