Aktualitet
“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të bindë shumicën.
Rama deklaroi se opozita nuk ka asnjë shans të bindë shumicën e qytetarëve shqiptarë.
“Zero, zero, zero janë shanset që ka kënetësia për të bindur shumicën se nuk është kënetë. Kjo është arsyeja pse humbasin gjithmonë,” tha Rama.
Ai theksoi se Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk ka kthim pas: “Faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush tjetër do t’i bënte më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat gabime?”
Ndërkohë, në një tjetër reagim ndaj një komentuesi që i tha se më 11 maj “do marrë noc rrokun”, Rama u përgjigj: “Mos e cysni nocin, se do t’iu dhëmbë më shumë më 11 maj. Prisni edhe 30 ditë dhe do të dilni shumë të trishtuar.”
Kryeministri theksoi se shumica e shqiptarëve nuk kthehet më pas dhe se zgjedhjet do tregojnë qartë vullnetin popullor.
“Lavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe Rmv që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për shqipërinë për llumin që ishte ktu.
Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb.
Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin.
Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak.
Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken.
Nuk po them që të mos qesharak, të biesh dakord me mua.
Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak
Mos e cysni nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’iu dhëmbë më 11 maj. Mos e cysni se do të dilni shumë të trishtuar nga 11 maji.
Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, keni të drejtën të ëndërroni se më 11 maj do keni popullin me vete.
Ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje me mënyrën si i shihni gjërat. Populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa.
Prisni, duroni 30 ditë dhe pastaj do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera. Kujt do ti shfaqet”, tha Rama.