Kryesore
Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD dhe PS.
Berisha u shpreh në Lezhë gjatë prezantimit të kandidatëve se nuk do që t’ia dëgjojë emrin Edi Ramës, por për hir të qytetarëve është i gatshëm të ballafaqohet publikisht.
“Emrin nuk dua t’ia dëgjoj, por për hir të qytetarëve jam gati të ballafaqohem me të, unë me programin e PD, ai me të vetin”-tha Berisha gjatë fjalës së tij në takimin në Lezhë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.