Lidhu me ne

Radar

PËRGJIMET NË BURG: Erion Veliaj pyet Ajolën, ajo i konfirmon tensionet në grupin e PS

Çfarë po ndodh mes Etjenit dhe Ramës?! PËRGJIMET NËFotoMontazh: Etjen Xhafaj, Edi Rama, Ajola dhe Veliaj

Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në pah se ai koordinohej për gjithçka me të vëllanë, Arbër Veliaj dhe bashkëshorten Ajola Xoxa. Madje, në një nga këto përgjime, del se ai ishte vënë në dijeni dhe për tensionet mes Etjen Xhafaj dhe Edi Ramës.

“Në orën 19:52 Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe e pyet se çfarë ka ndodhur ndërmjet Ramës dhe Etjenit, pasi ka dalë te lajmet dhe ka shkruar një status te chati i deputetëve ku thuhet se “Erjoni nuk mbrohet sikur je në kafe”, dhe i kërkon të investigojë pasi do ta telefonojë sërish, Erioni tregon se duhet ta dijë Arbëri dhe Fuga.

Në orën 20:16, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i tregon se Etjeni ka dalë në një emision, diçka e tillë, dhe ka bërë një mbrojtje siç e ka menduar ai, që Erjoni është i pafajshëm, duke mbajtur një qëndrim personal pro tij.

Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni i tregon se Arbëri i ka sugjeruar që të mos shkojë në seancën e të martës djhe i kërkon që të bisedojë me njerëzit pranë saj, pasi Erioni i thotë se i intereson që të vazhdojë debatin me ata të dy, sepse me Banin dhe me Olsin janë bërë hasha.

I kërkon që të bisedojë me Maznikun, ose me Fugën që këta të pyesin Redaktorin dhe t’i japin një fedback nëse duhet ta bëjë betejën, duke qenë se seanca regjistrohet, regjistrim i cili u duhet edhe për gjërat më tej. Erioni i tregon se “ata” janë përgatitur për një seancë gjyqësore 30 minuta nëse do të jetë vetëm Ermiri si avokat, dhe nëse Erioni (ai) do të jetë në seancë do t’i mbajë 3 orë me një fjalim pa fund për të gjitha gjërat.

I kërkon Ajolës që t’i printojë statuset që ka publikuar në rrjetet e tij me qëllim që të flasë për këto gjëra në seancë gjyqësore. I thotë se nëse nuk i ka printuar, e bën Albani në çast.

Vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën dhe duhet të marrë përgjigje për këtë”, thuhet jnë materialet e përgjigmit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit, materiale këto të publikuara në CNA.al.

Zbardhja e plotë e përgjimeve të publikuara nga CNA.al – Faqja 76

Në një nga momentet më delikate të qëndrimit të tij në paraburgim, Erion Veliaj përpiqet të analizojë çdo lëvizje – deri edhe nëse duhet të shfaqet apo jo në seancën gjyqësore. Frika për perceptimin publik, koordinimi me “Redaktorin”, përgatitja e një fushate simbolike me përfaqësues të feve dhe figurave mediatike – të gjitha dëshmojnë një strategji të menduar në detaje për të ndikuar opinionin publik në prag të vendimit të Apelit.

Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “A të duket mirë të shkoj në seancë të martën? Apo do duket si shfaqje?”
Arbër: “Jo, mos shko. Këshillohu edhe me Redaktorin. Mund të interpretohet keq.”
Erion: “Do e mendoj me të tjerët. Nuk dua të dukem që po kërkoj vëmendje.”

Bisedë me Ajola Xoxën
Erion: “Çfarë po ndodh me përplasjen mes Etjen Xhafajt dhe KM-së?”
Ajola: “Kam marrë vesh që ka tension, po s’di detaje.”
Erion: “Merr vesh dhe fol me Redaktorin për të martën.”

Ora 20:08 – Ndërhyrje e Arbrit në bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Klevisin e Burgjeve. Mund të vijë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Sara, këdo dua të takoj. Jepini emrat, le të aprovojë.”
Arbër: “E rregulloj. Do i them Admirit për numrin.”

Vijim i bisedës
Erion: “Kam porosi për ta. Mund të vinë edhe përfaqësues të feve, veç t’i njoftojnë.”
Arbër: “Çdo ditë po merremi. Mos ki merak.”

Erion për Arbrin
“Merre me median. Presioni duhet të mbahet. Nuk mund të lëshojmë javën e fundit.

Në këtë faqe zbulohet qartë mëdyshja e një lideri në krizë: të jetë i pranishëm dhe të rrezikojë të perceptohet si manipulues, apo të tërhiqet për të mos u dukur si i dëshpëruar. Këshillimi me të ashtuquajturin “Redaktori” flet për një strukture të centralizuar propagande, ku çdo dalje dhe çdo vendim kalon përmes një filtri politik dhe mediatik.

Përdorimi i figurave të njohura si Mero Baze, Ylli Manjani, Ton Gogu, apo edhe përfaqësuesve të besimeve fetare, është një përpjekje për të ndërtuar një rrjet solidariteti artificial, që të krijojë perceptimin e mbështetjes së gjerë ndaj tij.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook