Lidhu me ne

Radar

Përgjimet e Veliajt/Botuesit Baze dhe Bollino në akte që duhen verifikuar penalisht. Kush është KM?

Në përgjimet që faqja cna.al publikon sot për komunikimet mes kryebashkiakut të burgosur Erion Veliaj me të vëllain, konsumohet edhe një marrëdhënie me media dhe botues që duhet hetuar penalisht.

Në orën 09:22, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që t’i marrë një këshillë Meros, ku t’i thotë se me tre dëshmitarë ka ardhur sekseri dhe i ka thënë kaq është paguar për kokën tënde. I kërkon ta pyesë nëse është ‘fishek’ që ia vlen. Po kështu i kërkon të bisedojë me Meron dhe me Fugën.

Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës qe të bisedojë me Meron dhe me KM e t’u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. Më pas, këtë frazë Erioni e përsërit sërish: ‘Pra është ofru një shumë, erdhi dikush dhe tha ne po tna e paguash këtë, sa ka paguar ai qe do ta fusi brenda e zgjidhim. Tani pyetja eshte ta nxjerrim kete apo jo?’

I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin. I kërkon qe t’i thotë që të takohet me Arbrin pasi ai (Erioni) ka nevojë për këshillë

zbardh cna.al përgjimet.

Këtu kemi të bëjmë me inskenime të mirëfillta që synojnë mashtrimin e opinionit publik dhe ndikimin e gjykatës. Në këto kushte mbetet ende e paqartë nëse botuesi Mero Baze duhet thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë sqarime për këtë çështje, sikurse botuesi Carlo Bollino.

Ndërkohë nga fotot e përgjimeve që faqja në fjalë i publikon evidentohet fakti se Veliaj ka kërkuar që përveç Bazes, Endri Fugës, të bisedohet edhe me një subjekt që identifikohet si KM. Ky KM ngjan të ketë të njëjtin tagër besueshmërie si Baze.

P.sh në një pasazh, pasi i vëllai Arbri, i dekaron se sipas “shokut M” lëvizja e e sugjeruar se janë paguar para për ta mbajtur në burg është dëshpëruese, Veliaj kërkon që “të bisedojë me KM, jo të tjerë si dhe kërkon që t’i thotë që është gati t’ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij kaq vlen”. Mandej Veliaj kërkon që “këtë situatë ta bisedojë edhe me Fugën”.

Për ata që punojnë në media, e dinë se Endri Fuga është telekomanda qeveritare për disa media, por edhe një njohje e vjetër personale e Veliajt. Kështu që këtu janë të gjitha të dhënat për një tërësi veprimesh që synojnë mashtrimin, shantazhin. Vepra penale që duhen sqaruar. Deri më tani SPAK nuk ka përgënjeshtruar përgjimet e publikuara nga can.al.

s.zaimi /Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook