Lidhu me ne

Kryesore

Distanca higjienike e PD-së me botën e krimit, meritë që i duhet njohur Lulzim Bashës

Lulzim Basha “blen” një parti dhe i ndryshon emrin, ja me cilën do  regjistrohet në zgjedhje (Dokumenti)

NGA NAMIR LAPARDHAJA

Për afro 10 vite me radhë në krye të PD-së, një ndër meritat që i duhet njohur Lulzim Bashës, është mbajtja larg e eksponentëve të botës së krimit. Kjo ndofta është dhe një ndër arsyet që ai nuk erdhi dot në pushtet.

Jo vetëm që nuk bashkëpunoi me ta, nuk i afroi, nuk bërë kompromis, por i gjithë rrugëtimi i tij politik, sidomos në krye të PD-së, është angazhimi politik dhe ligjor kundër tyre.

Ligji i dekriminalizimit është rrjeta në të cilën, falë angazhimit dhe përpjekjes së drejtpërdrejtë të Bashës në krye të PD-së, bëri që shumë eksponentë të PS-së, të humbisnin mandatet ose të kishin probleme me drejtësinë.

Ashtu sikurse mbështetja e pakushtëzuar ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe insistimi i tij i vazhdueshëm, edhe pse të gjithë të tjerët thoshin të kundërtën, se ndërkombëtarët nuk janë larguar nga SPAK-u dhe nuk largohen nga interesat e tyre në luftën kundër korrupsionit në Ballkanit Perëndimor si një interes i tyre strategjik. 

Në politik, sidomos në vende si Shqipëria, zgjedhja e një rruge kur kundërshtarët e tu bëjnë të kundërtën, ka kosto të mëdha.

Nuk them që kjo është arsyeja e vetme, por sigurisht mosbashkëpunimi me botën e errët, mbajtja larg dhe denoncimi i gjithçkaje që vjen prej tyre, ka shenjuar ‘dështimim’ e tij për të ardhur në pushtet. 

Vlerësimin më të madh në këtë drejtim ndaj Lulzim Bashës e ka bërë Ilir Meta, i cili, në një studio të njohur televizive, e sulmonte kreun e PD-së me fjalët e një eksponenti që kishte rënë në rrjetën e dekriminalizimit, duke humbur mandatin e deputetit.

Duke dashur ta sulmonte, në fakt, ai po tregonte një të vërtetë, që për njerëzit normal duhet të ishte vlerësuese për Bashën dhe jo e kundërta. 

Ky kontrast i Bashës me Metën, Ramën dhe Berishën, është sot më i qartë dhe më evident se kurrë. Të gjithë e dinë bashkëpunimin e Metës me këtë kategori, ndërsa Rama e mori pushtetin dhe e ndau me ta, si haraç për kontributin e tyre.

Për turpin e tij dhe të forcës politike që ai sot përfaqëson, Berisha, tani në perëndimin e jetës politike dhe biologjike, ka zgjedhur të bëjë të kundërtën e asaj që PD-ja kishte bërë ndër vite, duke i marrë si bashkëpunëtor në Elbasa, Durrës dhe Kavajë. 

Veçse Doktori harron se pasi i ka përdorur Edi Rama si limona të shtrydhur dhe i ka flakur, në këto zgjedhje, do të shihet qartë se nuk do të prodhojnë kurrfarë efekti elektoral.

Madje, do t’i rrëzojnë edhe alibinë e vjedhjes së zgjedhjeve, se një pjesë të hajdutëve që na vidhin dje, kësaj radhe ishin në krahun e Berishës.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook