Lidhu me ne

Mix

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata.

Njё ditё njё mik mё pyet “ҫfarё ёshtё lumturia pёr ty, si e definon ti atё”? Mё bёri tё reflektoja dhe mё ngacmoi disa mendime rreth kёsaj teme që vendosa t’i ndaj me ju. Pёrveҫ definicionit psikologjik tё lumturisё si njё gjendje mirёqёnie mendore dhe emocionale qё vjen nga emocionet pozitive si kёnaqёsia apo gёzimi, i them qё “lumturia ёshtё relative, pra ҫdokush e percepton ndryshe sipas mёnyrёs sё vet”.  Miku im vazhdon mendimin duke thёnё qё njё filozof grek i cili ishte duke qёndruar buzё detit, kur e pyetёn ҫfarё ishte lumturia pёr tё, u pёrgjigj: E shihni atё anijen qё po mbytet? Lumturia pёr mua ёshtё qё nuk jam nё atё anije. 

Ishte shumё interesant ky kёndvёshtrim. A ka njё sens lumturie apo ndihemi tё lumtur kur mendojmё qё mund tё ishim mё keq? Unё mendoj qё tё mos dish ёshtё njё gjendje lumturie, i them. Pra, a ёshtё lumturia tё mos zotёrosh shumё tё mira materiale dhe tё jesh nё kontakt me natyrёn në çfarëdo forme të saj? Prapё po reflektonim. E përmbyllёm dakordësisht bisedёn me njëri-tjetrin me idenё qё sa mё pak tё dish dhe sa mё pak tё kesh, aq mё thjesht jeton dhe rrjedhimisht aq mё i lumtur je. 

Por…sigurisht qё edhe kjo ёshtё relative

Patjetër që unë vazhdova të reflektoja edhe pasi u ndava nga miku im, biseda me të cilin më çoi në këtё shteg mendimesh. Pёrsёri duke u rikthyer tek filozofёt grek, ka disa mёnyra tё tё menduarit pёr lumturinё. Pёr shembull, Aristoteli bёri njё dallim midis dy lloje lumturie: hedonizёm, e cila vjen nga kёnaqёsia dhe asociohet me plotёsimin e dёshirave qё kemi, tё bёjmё atё qё na pёlqen dhe na jep kёnaqёsi, dhe eudaimonia e cila vjen kur kёrkojmё kuptimin dhe virtytin, vlerёn dhe qёllimin e jetёs. Ka tё bёjё me arritjen e qёllimeve afatgjata dhe pёrmbushjen e pёrgjegjёsive si dhe me mirёqёnien e njerёzve. Lumturia hedonike ёshtё eksperiencё momentale dhe e pёrkohshme, duke marrё gёzimin që na falin çastet, pra ajo qё mund ta quajmë “t’ja kalojmё mirё dhe tё jemi mirё pikërisht nё kёtё moment”. Nga ana tjetёr lumturia eudaimonike ka tё bёjё me idenё e mirёqёnies sё thelluar ku njё person ndjen qё jeta e tij ka njё kuptim apo njё qёllim tё pёrcaktuar për të përmbushur.

Sipas njё studimi 80 vjeҫar tё kryer nga Universiteti Harvard personat qё jetojnё mё gjatё dhe janё mё tё lumtur janё ata qё jetojnё nё komunitet. Gjatё viteve tё studimit u gjet qё marrёdhёniet tona dhe sa tё lumtur jemi nё marrёdhёniet qё ndёrtojmё kanё ndikim tё rёndёsishёm nё shёndetin tonё. Marrёdhёniet e ngushta ndikojnё mё shumё se sa fama apo paratё dhe janё pikёrisht ato qё na bёjnё tё lumtur sipas studimit. Lidhjet qё kemi me njerёzit ndikojnё pozitivisht nё shёndetin mendor dhe fizik madje mё shumё se statusi social, inteligjenca apo dhe gjenetika. Robert Waldinger, drejtuesi i Studimit pёr Lumturinё thotё: “Tё kujdeseni pёr trupin ёshtё e rёndёsishme, por tё kujdeseni pёr marrёdhёniet ёshtё njё formё pёr tu kujdesur pёr veten gjithashtu”. 

Pra mund tё themi qё lumturia ёshtё tё jemi mirё, tё bёjmё mirё, tё ndihemi mirё, tё jetojmё momentin, tё vendosim qёllime afatgjata dhe ti ndjekim ato, tё ndihemi tё realizuar, tё ndihmojmё tё tjerёt dhe tё kemi sa mё shumё njerёz qё i duam dhe na duan rreth vetes. Unё akoma nuk kam njohur njё njeri plotёsisht tё lumtur gjatё gjithё jetёs, ndoshta lumturia nё kёtё sens ёshtё tё jetojmё saktёsisht kёtё moment! 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook