Lidhu me ne

Radar

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Dy “lajme të mëdha” nga Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai ngre pyetje i “habitur”: Akoma s’e dini ju këtë?!

“Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson?

PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishin”, ka thënë ai.

Këlliçi vijoi me një tjetër lajm të mirë për demokratët.

“Ku ka lajm më të mirë se sa strategu, drejtuesi i fushatës së Trump, Chris LaCivita të vijë dhe të drejtojë fushën e PD-së, asaj që ju e quanit antiamerikane. Arkitekti i fitores së Trump, së bashku me stafin e tij të ngushtë, 3 muaj pasi ka marrë detyrën zyrtarisht administrata e re në SHBA, ai vjen dhe udhëheq fushatën e PD”, tha Këlliçi.

“Zgjedhja e parë në botë e ekipit që ka fituar zgjedhjet në SHBA është të vijë dhe të punojë për PD-në. Na zgjodhi sepse Shqipëria është laborator i të gjithë eksperimenteve të fondacionit të Sorosit.

Lajmi i madh që presin qytetarët shqiptarë është fakti që është thënë me zë dhe me figurë në mes të Tiranës në 10 shkurt që kukullat e Sorosit nuk mund të jenë më partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump sot. Ai është një person që ka udhëhequr fushatën elektorale të Presidentit Trump dhe sigurisht që është nder për ne që e kemi udhëheqës të fushatës sonë elektorale”, tha Këlliçi.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook