Lidhu me ne

Mix

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

Era e keqe e gojës ose halitosis, termi mjekësor për të, është ndoshta një nga situatat më të sikletshme që mund të kalojmë. Ka arsye të ndryshme pse shfaqet ky problem dhe ndonjëherë mund të jetë tregues i një problemi më serioz.

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

1. Ngrënia e shumë erëzave dhe ushqimeve me erë të keqe

Nuk është sekret që ushqimet me erë të keqe, si hudhra dhe specat djegës, mund të lënë një erë të pakëndshme në gojën tonë. Kjo për shkak se ato absorbohen në qarkullimin tonë të gjakut dhe derisa të largohen plotësisht nga trupi ynë, ato ndikojnë në frymëmarrjen tonë. Kjo është arsyeja pse ju mund të keni vënë re se edhe nëse i lani dhëmbët pasi të keni ngrënë këto ushqime, aroma dhe shija e tyre ende mbetet në gojën tuaj.

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

2. Mos larja dhe pastrimi i dhëmbëve me fill dentar çdo ditë

Këto 2 aktivitete janë shumë më të rëndësishme mesa mund ta kuptojmë, pasi ato largojnë grimcat e vogla të ushqimit që mbesin në gojën tonë. Këto grimca do të grumbullohen dhe do të fillojnë të shpërbëhen në gojën tonë, gjë që do të krijojë një erë të pakëndshme. Gjithashtu, nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht, formohet pllaka, e cila mund të shkaktojë inflamacionin e mishrave të dhëmbëve. Ky problem quhet periodontitis dhe është një ndër shkaqet që krijon erën e keqe nëse nuk trajtohet.Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

3. Probleme shëndetësore, si goja e thatë dhe kushte të tjera

Goja e thatë ose, siç njihet në komunitetin mjekësor, Xerostomia, është kur goja nuk prodhon mjaftueshëm pështymë. Si rezultat, goja nuk mund të fshijë të gjitha grimcat e ushqimit të mbetura brenda, dhe për këtë arsye ata bllokohen dhe fillojnë të dekompozohen. Por, ky nuk është shkaku i vetëm i tharjes së gojës pasi problemin mund ta krijojnë edhe medikamente të ndryshme dhe çrregullimet e gjëndrave të pështymës.

Përveç kësaj, infeksionet dhe inflamacionet që shfaqen në gojë, hundë dhe bajamet tona mund të prodhojnë erë.

Dieta e rreptë është e pashëndetshme dhe e rrezikshme në të gjitha aspektet, por gjithashtu mund të çojë në halitosis.

1. Pastroni gojën dhe lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë

Mbajtja e higjienës së përgjithshme orale është hapi numër një. Është më mirë të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë dhe të pastroni dhëmbët me fill të paktën një herë në ditë. Gjithashtu, duhet të mbani mend që të ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 2-3 muaj dhe të lani edhe gjuhën.

Një tjetër ide e mirë do të ishte përdorimi i shpëlarjes së gojës dy herë në ditë. Ju duhet të zgjidhni një shpëlarje goje antibakteriale ose antiseptike me fluor që vret të gjitha bakteret dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

2. Zgjidhni çamçakëz në vend të mentes pas vakteve.

3. Pini shumë ujë për të shmangur tharjen e gojës.

4. Mund të provoni disa ilaçe shtëpiake.

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që kanë ngrënë kos për 6 javë kanë pasur një reduktim të erës së keqe. Nëse dëshironi ta provoni këtë, do t’ju duhet të hani të paktën 1 porcion kos të thjeshtë pa yndyrë në ditë. Por, nëse kjo nuk është diçka që ju pëlqen, mund të provoni të pini pak lëng portokalli ose të hani disa portokall në ditë.

Arsyet pse ju mban goja erë të keqe si ta trajtoni atë!

Hulumtimet kanë treguar se portokalli ndihmon në prodhimin e pështymës, e cila e mban gojën të hidratuar dhe të mbrojtur nga bakteret. Për më tepër, çaji jeshil është vërtetuar gjithashtu se ka veti deodoruese dhe dezinfektuese. Mund të filloni të pini 1-2 filxhanë në ditë ose t’i pini një natë më parë, t’i ftohni në frigorifer dhe t’i çoni në punë ditën tjetër.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook