Kryesore
Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën
Sali Berisha /
Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e Kryesisë të PD, po bëjnë fushatë skuthash e skutash “vesh më vesh”, që votat e demokratëve të jepen për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por ata janë udhëruar nga vetë Sali Berisha…
Para disa ditësh, Edi Rama, u dha urdhër 46 kandidatëve të listave të mbyllura të PS, të mos mbledhin vota për kandidatët e tyre preferencial e klanor që janë në listat e hapura, por të mbledhin vota vetëm për PS dhe për kandidatët e zonave përkatëse.
Ndërsa sipas informacionit nga selia blu, Sali Berisha u ka dhënë urdhër 7 deputetëve të listës së mbyllur të PD në Tiranë, të bëjnë fushatë brenda e jashtë anëtarësisë, që të mbledhin vota për kandidatin e listës së hapur, Ilir Meta.
Deputetët e listës së mbyllur, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri e Klevis Balliu, kanë nsiur të zbatojnë urdhrin e Sali Berishës, duke porositur anëtarët dhe militantët e besueshëm, se është porosi e doktorit, që votat e tyre, të familjarëve e të njohurve, t’ia japin Ilir Metës.
Këta po bëjnë fushatë “vesh më vesh” për Ilir Metën, por kandidatët e listës së hapur e kanë konsideruar skandal, faktin që anëtarët e Kryesisë të PD, bëjnë fushatë skuthash e skutash, që votat e demokratëve të jepen për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Një grup prej 20 kandidatësh të listës së hapur të PD, kanë denoncuar te Sali Berisha, klientelizimin e kandidatëve të listës së mbyllur të Tiranës, në dëm të kandidatëve të listës së hapur.
Por Sali Berisha nuk ka reaguar, sepse i ka urdhëruar vetë 7 anëtarët e kryesisë së PD kandidatë të listës së mbyllur, të mbledhin vota për Ilir Metën, madje sipas informacionit, u ka caktuar dhe kuotë prej 1500 vota secilit, ose më saktë votat e tyre.
Qëllimi Sali Berishës, është që për Ilir Metën të sigurohen më shumë vota se për kandidatët e tjerë të listës së hapur, për të garantuar mandatin e 13-të pas listës së mbyllur, por veçse, nëse koalicioni “PD-Shqipëria Madhështore” kalon përqindjen partiake mbi 12 mandate në Tiranë.
Me marrjen e mandatit të deputetit, i arrestuari Ilir Meta ka shansin të dalë nga para-burgimi e të futet të parlament, prandaj Sali Berisha e kandidoi, fillimisht në listën e mbyllur, pastaj u kalua në listë të hapur, me garancinë se do t’i jepen votat e demokratëve.
Por lirimi i tij, do varet nga tejkalimi i listës së mbyllur të PD, nga përcaktimet kushtetutuese, nga vendimi i PS në parlament dhe nga qëndrimi i SPAK e Gjykatës së Posaçme, sepse Ilir Meta është arrestuar për disa vepra të rënda penale e po hetohet si porositës vrasjesh.
Në fushatën për votat e Ilir Metës, është përfshirë dhe Fatmir Mediu me kriminelët e tij, ndërsa kandidatët e listës së mbyllur, Tedi Blushi e Erisa Xhixho, kanë deklaruar publikisht në media, se bashkë me PD, kanë nisur fushatën të mbledhin sa më shumë vota për Ilir Metën.
/Pamfleti