Sport
Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi 1-2 kundër Galatasaray në derbin e Stambollit dhe është jashtë Kupës, me ‘Special One’ që sulmoi trajnerin rival.
Pas mbylljes së ndeshjes, lojtarët dhe stafi i Galatasarayt po festonin në fushë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos, me portugezin që iu afrua trajnerit të Galatasarayt, Okan Buruk, duke e kapur për hunde.
Ky i fundit u shtri në tokë dhe kaq u desh që përplasja mes stafeve të merrte jetë.
Ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa në kohën shtesë gjyqtari Aydin përjashtoi tre lojtarë pas një përplasjeje të ashpër mes pankinave të dy skuadrave.
Mert Hakan Yandas, Baris Alper Yilmaz dhe Kerem Demirbay dolën jashtë para kohe. Të kuq edhe për Mourinhon.