Radar
Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa
Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e cila u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje në mushkëri.
Gazetari Mema shkruan se “Margarita Xhepa nuk ishte thjesht një aktore, por një prani që mbushte skenën me shpirt, jo vetëm me fjalë”.
Postimi i plotë
“Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!
Margarita Xhepa nuk ishte thjesht një aktore, por një prani që mbushte skenën me shpirt, jo vetëm me fjalë.
Ajo nuk interpretoi, ajo jetoi çdo personazh, çdo varg, çdo emocion. Dhe sot, ndërsa largohet fizikisht, ajo nuk humbet. Do të vazhdojë të jetojë në çdo rol të saj, në çdo fjalë që shqiptoi me dridhjen e shpirtit, në çdo kujtim që la pas.
Lamtumirë, e dashur Margarita. Ti nuk ike, thjesht u bëre përjetësi!”