Lidhu me ne

Kioske

Berishës i duhet La Civita për 12 majin

Shkruar nga Mero Baze

Berishës i duhet La Civita për 12 majin

E vërteta është se Berishës nuk i bën punë La Civita për zgjedhje.

Më shumë se një muaj më parë u bë lajm fakti që Berisha ka marrë këshilltar fushate dikë që ka punuar dhe për fushatën e Trumpit. Një kompani që punon për Berishën në SHBA prej vitit 2023 e futi atë brenda kontratës së tyre dhe e solli një ditë në Shqipëri, që të krijonte idenë se tani Berisha ka miq në SHBA dhe do fitojë zgjedhjet.

Prej atëherë u zhduk. Ka pasur vetëm debat për pagesën e tij të lartë, meqë Trumpit i ka marrë 20 milionë dollarë. Por 45 ditë para zgjedhjeve, ai nuk ka ardhur më. Madje ka përtuar të bëjë dhe ndonjë status në rrjetin X.

Sidoqoftë, ka lajme të mira. Fatmir Mediu e ka kapur dy herë në kafene në SHBA dhe ka dalë foto me të, duke i premtuar se do vijë së shpejti. Sot Berisha nuk e caktoi datën, por e paraqiti si “madhështor” momentin kur ai do vijë.

E vërteta është se Berishës nuk i bën punë La Civita për zgjedhje. Jo vetëm sepse është një klient i dështuar i tij dhe i paparashikueshëm, por mbi të gjitha sepse ai nuk është thirrur për t’i drejtuar fushatën, por për t’i shërbyer gënjeshtrës së nevojshme të Berishës: që tani ai nuk është më armik i SHBA.

Premtimet se do t’i hiqej “non grata” në mars dhe se do shkonte në SHBA tashmë janë shkrirë në ujë. Në fakt, Berishës nuk i duhet La Civita për të fituar zgjedhjet, por për t’u mbrojtur nga humbja.

Gjithë përpjekjet e Berishës janë në drejtimin se si do justifikojë humbjen e 11 majit. Ka filluar qysh tani të akuzojë të gjithë “kriminelët” që janë në burgje se do t’i vjedhin votat në terren. Po ashtu, ka nisur të bëjë premtime që do t’i kishte zili edhe Rrapush Xhaferi, ku premton që të gjithë do punojnë pa taksa dhe të gjithëve do t’u rriten rrogat.

Por e vetmja shpresë reale e Berishës pas 11 majit mbetet La Civita.

Me La Civitën, Berisha nuk ka ndërmend të gënjejë socialistët, se ata janë të qartë për 11 majin. La Civita i duhet për 12 majin, për të gënjyer demokratët, se ai gjoja do denoncojë humbjen, do thotë se iu vodhën votat, se Rama nuk do ta gëzojë pushtetin, e kështu me radhë – siç ka bërë rregullisht këto 33 vite. Por këtë radhë do ta bëjë me një “aktor amerikan”.

Për kaq i duhet. Dhe për kaq është gati ta paguajë sa të dojë – me qëllim që partia t’i mbetet atij pas 11 majit dhe spirale e humbjeve të opozitës të thellohet derisa të shuhet bashkë me Berishën.

Ndaj mos e torturoni me pyetjen “kur do vijë La Civita”. Të vijë kur të dojë, kur të ketë kohë. Nuk i duhet për të fituar zgjedhjet, por për të mbrojtur humbjen. Nuk i duhet para 11 majit, por pas 11 majit. Nuk i duhet për të mundur Edi Ramën, por për të sajuar një alibi që t’ia prishë fitoren.

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix6 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar8 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix8 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar9 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar11 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix11 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore12 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix12 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook