Radar
1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie
Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim!

69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza nuk mjaftojnë. Izraeli do vrasë akoma, ndoshta deri në palestinezin e fundit ndoshta për ta vënë raportin 1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie. Me siguri që do të duhet një disiplinë e re për të përshkruar këtë sjellje të Neo-humanizmit në botë. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-zv.drejtorit i MOSSAD-it izraeli, Ilan Mizrahi, ka komnetuar edhe deklarimet e presidentit turk, Erdogan që ka folur për spastrim etnik dhe genocid në Gaza.
Kur ai flet për spastrim etnik ai duhet të konsiderojë së pari se çfarë bënë turqit me armenët në LIB dhe se çfarë ai po bën me kurdët në Siri, Irak. Ndaj ai nuk është personi I duhur të na tregojë ne sesi duhettë sillemi. Nuk ka spastrim etnik në Gaza, ka një luftë me HAMAS-in dhe me terroristët që përdorin mburoja njerëzore. Nuk kanë pse habiten kur ne hakmerremi. Dhe kjo është konsidetente me rregullat e luftës
thotë ai.
Logjika e këtij personi është pra ajo e dikujt që flet për mbijetesën, jo për politika shtetërore që zbatojnë rregulla lufte në suazën e një qytetërimi: Ata kanë vrarë, edhe ne do vrasim. Madje do t’i shfarrosim!