Lidhu me ne

Mix

Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Një studim i ri nga MIT Media Lab në bashkëpunim me kompaninë OpenAI zbulon pasojat shqetësuese të përdorimit të tepruar të inteligjencës artificiale.

Kërkuesit ndoqën rreth 1000 persona për katër javë dhe zbuluan se përdoruesit që mbështeten shpesh në ChatGPT për gjenerimin e ideve dhe zgjidhjen e problemeve mund të zhvillojnë një varësi emocionale ndaj kësaj technologie. Sipas kërkuesve, përdoruesit që përdorin shpesh ChatGPT për biseda të paindividualizuara, përfshirë kërkimin e këshillave, shpjegime konceptuale dhe ndihmë për krijimin e ideve që është një nga mënyrat më të shpeshta të përdorimit kanë më shumë gjasa të bëhen emocionalisht të varur nga kjo teknologji.

Veçanërisht shqetësuese është që këta përdorues shpesh zhvillojnë përdorim problematik, të cilin kërkuesit e përkufizojnë si sjellje varësie dhe kompulsive që çon në pasoja negative për mirëqenien fizike dhe psikososiale. Këta përdorues gjithashtu janë më të prirur të shohin ChatGPT si një mik, kanë një nivel të lartë besimi tek ai dhe besojnë se chatbot-i kujdeset për emocionet e tyre. Autori i studimit theksojnë se kërkimet e ardhshme mund të shqyrtojnë nëse kjo çon në një lloj varësie kognitive, ku përdoruesit mbështeten gjithnjë e më shumë në sistemet AI për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, që potencialisht çon në humbjen e pavarësisë dhe besimit në vendimet e tyre.

Megjithëse ndër kërkuesit e AI ekziston besimi se teknologjia do të përmirësojë, e jo të zëvendësojë punonjësit njerëzorë, gara për pranimin e inteligjencës artificiale krijon një dilemë të tillë. Punonjësit frikësohen se do të mbesin pas kolegëve nëse nuk përdorin teknologjinë mjaftueshëm, por nëse e përdorin shumë, rrezikojnë të humbasin ndjenjën e identitetit të tyre. Idealja do të ishte të arrihej një balancë mes krijimtarisë njerëzore dhe inteligjencës artificiale, e cila do të prodhonte diçka më të madhe se shuma e pjesëve të saj.

Megjithatë, ky studim tregon qartë se moderimi mbetet një virtyt edhe në epokën e inteligjencës artificiale. Një norvegjez ka paraqitur një ankesë pasi ChatGPT i tha në mënyrë të rreme se kishte vrarë dy nga djemtë e tij dhe ishte burgosur për 21 vjet. Arve Hjalmar Holmen ka kontaktuar Autoritetin Norvegjez të Mbrojtjes së të Dhënave dhe ka kërkuar që krijuesi i chatbot-it, OpenAI, të gjobitet. Holmen thotë se kjo është shumë e dëmshme për të.

/ TAR

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar24 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook