Lidhu me ne

Radar

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta.

E ftuar në Opinion, Kryemadhi thotë se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin. Madje, ajo u shpreh se mendon që shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019.

Sipas Monika Kryemadhit, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.

Pjesë nga biseda: 

Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.

Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.

Monika Kryemadhi: Kjo është, konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.

Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?

Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

“Dikush duhet të jetë burri” – Bebe Rexha: Me këta meshkuj përreth, nuk po mund të jem femërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pas një postimi në InstaStory,...

Aktualitet13 minuta më herët

“Kush voton PD është 1-sh”, Berisha zbulon logon e Partisë Demokratike për zgjedhjet

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor....

Mix2 orë më herët

Pasojat negative të përdorimit të tepruar të ChatGPT

Një studim i ri nga MIT Media Lab në bashkëpunim me kompaninë OpenAI zbulon pasojat shqetësuese të përdorimit të tepruar...

Kryesore3 orë më herët

SONDAZHI: Rama merr mandatin e katërt me 50.5%, Berisha forcë e dytë

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report TV, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave...

Radar3 orë më herët

Adriana Kalaja do të jetë ministre, nëse PD vjen në pushtet

Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11...

Radar4 orë më herët

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta. E ftuar në Opinion, Kryemadhi thotë se as...

Radar5 orë më herët

Të shash Edi Ramën në Facebook – Kur mjafton dhe kaq për t’u bërë deputet

Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, prej më shumë se një muaji, tashmë partitë politike kanë nisur...

Mix1 ditë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix1 ditë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix1 ditë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Facebook