Lidhu me ne

Kritike

Klonimi politik i të rinjëve

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami

Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe të hapur nisur ndoshta nga kurioziteti i publikut për ti njohur, ndoshta nga nevoja e partive për të krijuar imazhin në publik se po rinovohen me figura të reja, diku nga nevoja e vet kandidatëve për tu promovuar apo thjeshtë lehtësira e moderatorit për të siguruar të ftuarit e radhës në emision. Pra, arsyet mund të jenë disa por ajo çfarë vlen për tu diskutuar është çfarë realisht sjellin të re këto kandidat të rinjë në moshë?

Gjatë këtyre ditëve ka pasur reagime, postime, shkrime kritike, satirike për cilësinë e diskutimeve të të rinjve që duan të angazhohen në politik. Madje, vështirë të spikasësh ndonjë vlerësim pozitiv apo relativizim gjykimesh nisur nga faktori moshë. Të krijohet përshtypja kur lexon këto shkrime që shkruesit apo komentatorët kanë një arketip ideal të politikanit të ri në mendjen dhe mbi të behet vlerësimi i kandidatëve ose neveria ndaj klasës së vjetër politike i shtyn të besojnë që të rinjtë duhet të jenë medoemos ndryshe.

Në fakt të rinjtë që aspirojnë të përfshihen në politikë nuk mund të jenë ndryshe nga të vjetrit në kontekstin shqiptar për disa arsye. Së pari, kanë vite që ushqehen me legjenda urbane por edhe eksperienca suksesi nga bashkëmoshatar e tyre se me mbështetje politike mund të ecësh në jetë. Politika në mendësinë e shumicës të rinjëve shikohet si i vetmi mekanizëm që të garanton sukses në një vend partitokratik si i yni. Këtë mentalitet e evidenton dhe dtudimi i fundit i FES ku thuhet se mbi 50 % besojnë që mbështetja politike të siguron vend të mirë pune. Kështu që politika shikohet më së shumti si mjet jo si qëllim.Naiviteti i moshës ka kohë që është zëvëndësuar me pragmatizmin e një të rrituri në moshë. 

Së dyti, një pjesë që kanë krijuar eksperiencë në forume rinore janë edukuar me modelin vepro pa menduar, poho pa u thelluar, shtiru pa u brengosur dhe shkel mbi të tjerët në këmbim të shkallëve të karierës në strukturat partiake. Cilido që nuk i kalon me sukses këto procese ka kohë që i është mbyllur dera. Individualiteti është vrar që në adoleshencë. Nuk i ka mbetur gjë nga uni i tij / saj, pasi është forcuar koncepti i “tjetrit” i asaj se çfarë të tjerët duan të shohin te ai/ ajo dhe jo çfarë duhet ai/ ajo të manifestoj në përputhje me atë që mendon apo dëshiron.

treti, modeli i diskutimeve në televizione ka vite, unë në fakt nuk mbaj mend kur ka qenë ndryshe, që ka në thelb antagonizmin, batutën, imazhin, fjalorthin me 100 fjalë, slloganet, cektësinë dhe konformizmin ndaj liderve politik. Në këtë kuptim të rinjtë si të vjetrit kanë kuptuar se nëse shplasonin një model tjetër komunikimi nga ajo që ka vite që ka edukuar media ku ftohen kanë frikë se nuk ftohen përsëri.Si të vjetrit që bëjnë gjithçka për t’iu përmbajtur këtij modeli komunikimi dhe të rinjtë nuk kanë pse bëjnë më pak.Edhe ata duan të identifikohen në sferën publike të kenë hapësir mediatike.

Së katërti, të rinjë si të vjetrit nuk i flasin elektoratit më së shumti por udheheqjes. Ai përcakton fatin në strukturat partiake dhe në listat shumëemërore. Komunikimi nuk kanalizohet drejtë grupeve sociale apo antarësisë por udhëheqjes për sa kohë demokracia e brendshme partiake nuk funksionon. Nuk shkohet në emision për ti folur bashkëmoshatarëve për tu fituar zemrën por udhëheqjes lartë. Në këtë kuptim, ligjërimi modelohet për ata lartë jo ata poshtë. 

Së pesti, partitë politike nuk janë oaze intelektualësh por mediokrish. Në politologji është i njohur fakti që politika thith mediokër me shumicë dhe përjashton teknokrat apo akademik që kanë iluzionin që do të ndryshojnë diçka. Unifikimi me mendimin e masës, ligjërimi i mbështetur mbi çfarë duan të dëgjojnë jo çfarë mendon ti, respektimi i verbër i vendimeve të shumicës brenda strukturave partiake pavarësisht se çfarë qëndrimi ke ti, mungesa e koherencës në ato çfarë thua, adhurimi pa kushte ndaj liderit si dhe transformimi i karakterit deri në pikën që edhe vet nuk e njeh veten janë cilësi të domosdoshme për mbijetesë në politikë por që bien në kundërshtim me formatin e akademikut apo teknokratit.

Së fundmi, kritika me shumë të drejtë që iu adresohet të rinjëve bëhet nga pozita elitiste. Ne kemi iluzionin që politika të na pëlqej neve në radhë të parë por ajo në fakt kanalizohet drejtë masës pasi ajo është shumicë . Ne jemi të dënuar të mos na pëlqej ndërsa masa të ekzaltohet me të. Në këtë kuptim edhe të rinjtë mesa duket ndjekin këtë zakon politik ti flasin masës jo elitës. Dhe mirë bëjnë se aty janë votat.

Kështu që për sa kohë kemi këto struktura që mbahen dhe investohen nga masa edhe sjellja individuale e tillë do jetë. Elitat do vazhdoj të ndjehet e përjashtuar dhe e zhgënjyer ndërsa politika do vazhdoj ti flas masës.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix23 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix23 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar23 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske23 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix2 ditë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix2 ditë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix2 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore2 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport2 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook