Radar
Pas Blushit edhe Xhixho me deklarata bombastike: Meta merr 50 mijë vota

Pas Tedi Blushit që tha se Meta do të jetë kandidati më i votuar në Shqipëri, një deklaratë e fortë ka ardhur dhe nga Erisa Xhixho.
Deputetja e Partisë së Lirisë, njëhersh kandidate e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, deklaroi në studion e Quo Vadis se Ilir Meta do të marrë mbi 50 mijë vota në Tiranë.
Ajo tha se objektivi i opozitës është të kapë 20 mandate në kryeqytet, dhe se po punohet në të gjitha drejtimet për arritjen e objektivave.
Pjesë nga biseda:
Xhixho: Ne kemi vendosur që për Ilir Metën të shkojnë mbi 50 mijë vota në Tiranë. Presim që të fitojmë si koalicion 20 mandate në Tiranë po ashtu. I kemi të gjitha mundësitë.
Borakaj: Sa vota kishit në 2021?
Xhixho: 27 mijë vota.
Borakaj: Pra prisni të tejkaloni votat këtë herë.